Kërkoi të dalë nga izolimi në ‘41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjaçajt

Kërkoi të dalë nga izolimi në ‘41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjaçajt

Sokol Mjaçaj

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të enjte (30 janar 2025) kërkesën e Sokol Mjaçajt, që të dalë nga izolimi në regjimin e posaçëm 41 bis.

Kërkesa e Mjaçajt, të dënuarit për jetë që ekzekutoi brenda burgut të Peqinit, Arben Lleshin, nuk u pranua nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

Më 15 dhjetor 2023, rreth orës 13.20, ministri i drejtësisë Ulsi Manja bëri publik vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin 41 Biss, pasi kishte të dhëna se komunikonte me jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia.

Por pasi mësoi këtë lajm, Sokol Mjacaj hyri në veprim në burgun e Peqinit, duke marrë armën me mulli me të cilën u afrua tek qelia ku ndodhej Arben Lleshi dhe e vrau. Ai thirri në emër të dënuarin të cilin e qëlloi me dy plumba duke lënë të plagosur edhe shokun e qelisë Indrit Shaqja.

Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe, dorëzoi armën dhe u arrestua një orë pas ngjarjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Vrasja dyshohet se u krye me pagesë, për hakmarrje dhe shkaktoi arrestimin e drejtorit të burgut, shefit të policisë dhe 10 punonjësve të sigurisë, të cilët tashmë janë liruar nga qelia me vendim të Apelit të Posaçëm.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jaho: 30/01/2025 17:47

    gardianet ta msrrin e ta varin ate qen...aty ne burg....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli