Të mërkurën katër ndeshje të Superligës, Lerda synon thyerjen e tabusë kundër Luftëtarit

Të mërkurën do të luhen pjesa më e madhe e ndeshjeve për javën e dytë të Superligës me Partizanin që do të udhëtojë në Gjirokastër për ndeshjen me Luftëtarin, ku nuk synohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores pas disfatës në nisje me Kukësin. Në prag të takimit trajneri Franco Lerda është shprehur:

“E dimë që na pret një ndeshje e vështirë përballë Luftëtarit. Kemi 20 vite që nuk fitojmë në Gjirokastër dhe shpresojmë ta thyejmë këtë tabu negative dhe të marrim tre pikët. Ndaj Kukësit dëshironin ta nisnim me fitore pasi ishte ndeshja e parë e kampionatit, por tani I përket së kaluarës pasi duhet të mendojmë për sfidën e radhës, e cila është delikate.”

Ndërkohë në Vlorë Flamurtari i njëmijë e një problemeve do të synojë një rezultat pozitiv ndaj Kukësit pas humbjes në nisje ndaj Skënderbeut. Trajneri Dritan Sededini ka deklaruar:

“Nuk është nevoja ta them unë, por ndeshja ka vështirësitë e veta. Ne do përpiqemi ti bëjmë ballë çdo ekipi, të mos harrojmë që jemi Flamurtari i Vlorës. Kemi emrin tonë. Shpresojmë që ndeshja të përfundojë në favorin tonë.”

Në Ballsh Bylisi do të presë Vllazninë e cila e nisi me fitore përballë Laçit. Trajneri i shkodranëve në prag të sfidës fillimisht ka përgëzuar futbollistët e tij, ndërsa më pas është shprehur:

“E kam parë Bylisin, kemi marrë informacion dhe kemi bërë analizë për ta. Është skuadër e mirë. Luajnë me të njëjtin sistem, kanë një trajner të mirë. Besoj se lojtarët e mi do japin maksimumin. Bylisi ka një mesfushë të mirë, si edhe lojtarë të mirë në sulm.”

Ndeshja tjetër e javës së dytë është ajo mes Laçit dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin e Laçit.  

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë