Tirana zyrtare bëhet me 27 maj, mikpritësja e një kryeministri serb , e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Një ngjarje e rëndësishme politike, pasi dimensionon raportet midis Shqipërisë dhe Serbisë , dy vende të cilat kanë një rol kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
"Ne dëshërojmë thellimin e bashkëpunimit me Serbinë dhe të avancojmë së bashku në rrugën e paqes,bashkëpunimit dhe integrimit në BE", - ka deklaruar kryeministri Rama në prag të kësaj vizite. "Jam i bindur që Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë së bashku sot për Ballkanin ashtu si Franca dhe Gjermania kanë bërë për Evropën pas uftës së dytë botërore" theksoi ai.
Nga ana e tij, Vuçiç i cituar nga shtypi serb, ka konfirmuar se e pret me optimizëm këtë vizitë që mosmarrëveshjet të zgjidhen vetëm nepërmjet dialogut.
Faktorë të shumtë që kanë të bëjnë më historinë e shkuar postkomuniste mes dy vendeve, nacionalizmin, ideologjinë, kulturën dhe mbi të gjitha me çështjen e Kosovës, kanë bërë që marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje të kenë qënë tepër të dobëta, por edhe të vështira. Në periudha shumë të shkurtëra ato kanë patur një lloj relaksimi, i cili daton në vite shumë të largëta, për t'i lënë vendin tensioneve diplomatike të herë pas herëshme.
Në vitet e fundit, ka nisur një dialog politik në rritje, i frymëzuar nga perspektiva e përbashkët e anëtarësimit në BE, e cila po dëshmon se është më e fuqishme sesa rikthimi tek paragjykimet dhe steriotipet e së shkuarës.
Lidershipi i ri drejtues në Shqipëri, tregoj se është shumë më pak i kompleksuar dhe gjenerues i ideve të reja të komunikimit edhe me shtete ku e shkuara nuk trashëgonte hapsira pozitiviste , duke treguar qartësi dhe vizion dhe ndërmarrë hapa konkretë për të thelluar marrëdhëniet, pavarësisht nga marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.
Pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, vizita e shpejtë në kohë e kryeministrit Vuçiç në Tiranë, shënon fillimin e një etape të re dhe përpjekjesh të përbashkëta të dy vendeve në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Ambasadori shqiptar në Serbi , Ilir Boçcka, e cilëson këtë "një ngjarje të shënuar, që vjen krejt natyrshëm, si një hap i dytë pas vizitës në Beograd, nëntorin e kaluar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Këto vizita dypalëshe si dhe kontaktet e tyre të shpeshta në forume e tribuna ndërkombëtare, dëshmojnë se tashmë jemi në një kapitull të ri dhe dinamik të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë". Më vjen mirë, vazhdon ai, që tashmë po lëmë pas rekorde të trishtuara intervalesh kohore të gjata të mospasjes së marrëdhënieve, apo marrëdhënieve të zbehta, për të hyrë në një etapë të emancipimit e përpjekjesh të përbashkëta për arritjen e qëllimeve, që për momentin janë identike: futja në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
Fillimet e një etape të re e dëshmuan së fundmi edhe punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore (SEECP ) që përfunduan fundjavën e kaluar në Tiranë, ku morën pjesë 11 vende të rajonit, përfshi edhe Serbinë, e cila u përfaqësua nga ministri i jashtëm Ivica Daçiç. Në deklaratën përfundimtare edhe Serbia ishte dakort që Kosova "të inkurajohet"të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kësaj Asambleje. Një dëshmi tjetër kjo, se edhe Serbia është në përpjekjet për krijimin e një profili të ri të lidershipit të saj politik.
Midis dy vendeve, Kosova ka përbërë në vijimësi një problem jo të lehtë, por nuk është vetëm kjo barriera që ka vështirësuar komunikimin. Dy vendet nuk janë dakord edhe për çështje të tjera ku më të spikaturat janë qëndrimi i Serbisë ndaj NATO-s dhe politikave të BE-së ndaj Rusisë, pas ngjarjeve të Ukrainës.
Një inkurajim pozitiv për një erë të re marrëdhëniesh japin forcat proerupiane në gjirin e shoqërisë serbe të cilat janë në rritje dhe mbështesin drejtimin drejt vlerave të demokracisë dhe lirisë.
Nisma e re për Ballkanin Perëndimor, e lançuar nga kancelarja Merkel , në Berlin në gushtin e vitit të kaluar, ka patur sigurisht ndikimin e vet pozitiv për të krijuar një situatë të re midis Shqipërisë dhe Serbisë, për të mbërritur edhe tek vizita e Vuçiç të mërkurën në Tiranë.
Ky sigurisht që konsiderohet pa mëdyshje një moment i ri, i përvetësuar pozitivisht nga lidershipi politik në të dy vendet. Perspektiva e përbashkët, integrimi europian, është themeli i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve. Mesazhi qe vjen nga Brukseli është i qartë dhe besoj i kuptuar mirë. Rruga për në BE është më e shkurtër dhe e sheshtë, në rast se do të kemi më shumë bashkëpunim në rajonin e Ballkanit, më pak problem e divergjenca, më shumë bashkësi interesash e lidhjesh.
Fryma e re dhe temat e bisedimeve në Tiranë, do të jenë tregues se si do të ecin marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Në se do të këmbëngulet në konkretizimin dhe jetësimin e projekteve të përbashkëta strategjike në infrastrukturë, , energji e të tjera të financuara nga BE, mund të shkohet më shpejt drejt stabilitetit dhe sigurisë.
Kjo vizitë zhvillohet në një kontekst të tendosur në Ballkan, dy javë pas përleshjeve të përgjakëshme në Maqedoni, por palët kanë mundësinë që të mos dominohen nga kjo situatë ende e paqartë e me shumë pikpyetje, pasi ndryshe rrjedhat e bisedimeve do të futeshin në një ngërç të vështirë.
Vizita e së mërkurës është rasti për të provuar se ftohja e gjatë e dekadave të tëra, po dominohet nga arsyeja e vullneti në mbështetje të paqes dhe stabilitetit dhe këmbënguljes të përbashkët për të rrugëtuar drejt BE-së, pavarësisht qasjeve të ndryshme që kanë palët në raport me aleatët./atsh/
/Shqiptarja.com