Të moshuarës në Elbasan i heqin pensionin e invaliditetit pas 15 vitesh! 62 vjeçarja shpërthen në lot: Më mirë të vdes!

Mes lotësh, Fluturije Osmani kërkon ndihmë! 62-vjeçarja nga Elbasani është invalide pune dhe jeton e vetme, pasi dy fëmijët i ka në emigrim.

E moshuara mbante statusin e Para-Tetraplegjisë deri para 6 muajsh, kur Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë vendosi ti heqë statusin e bashkë me të pagesën prej 35 mijë lekësh në muaj.

“Ma kanë hequr padrejtësisht. E marrin pensionin ato që nuk u takon. Unë jam invalide punë me kujdesje. Kam 15 vite që e merrja. Unë jam rrugëve. S’më bën njeri hysmet. Unë dua të drejtën time”- shprehet 62 vjeçarja.

E moshuara nuk i ndan lotët, ajo apelon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka në varësi Shërbimin Social Shtetëror t’i rikthejë pensionin e invaliditetit.

“ Të m’i shikoji dokumentat, po nuk isha në rregull pastaj le të vdes më mirë. Nga karroca nuk lëviz dot. Sa afrtësi kam unë të më shikojnë se sa aftësi kam unë jam sëmurë. I them Manastirliut të më ndihmojë nënë se jam invalide se është e padrejtë. Në punë jam sëmurur, jam operuar”- tha ajo.

Report TV u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror ku mësoi se Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) ka vendosur më 14 tetor 2022 ti heqë statusin e Para-Tetraplegjisë me pretendimin se defiçitet motore të saj janë të vogla dhe diagnoza është jashtë kritereve për të përfituar Statusin.

Por përtej vlerësimit të komisionit, Fluturije Osmani tregoi përmes Report TV se jo vetëm është e paaftë për tu ngritur nga karroca, por nuk ka askënd t’i shërbejë...

“Të më lesh atje në grevë deri sa të vdes atje. Le të vdes ça të bëj”- u shpreh e moshuara.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2023 01:13

    Shtet koti! Shikoni qe nga fotoja ne librezen e verdhe qe ja kane pranuar-me sy mbyllur,per te mos folur pastaj per heqjen e pensionit te invaliditetit dhe kujt?! Kesaj mjeranes me karroce! Ato para qe ja hoqen kesaj tani shteti do t'i perdori per te kuruar deputetet ne spitale jashte (nuk po flasim per rrogat qe ja rriten vetes).

    Përgjigju
  • edi: 27/05/2023 21:45

    E po do rrisim rrrogat e deputeteve,ku ti gjejme leket!

    Përgjigju
  • nuriu: 27/05/2023 15:22

    te rente kancwri mu ne koke o wd8 rama.

    Përgjigju
    • Partia: 27/05/2023 16:34

      Larg qoftë e votuan, tani shpirtin t'i marri. AMIN

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai