Stop gjuhës së urrejtjes dhe promovim barazisë gjinore, miratohet Kodi i ri i Transmetimit të Mediave Audivizive

Stop gjuhës së urrejtjes dhe promovim barazisë gjinore, miratohet Kodi i ri i Transmetimit të Mediave Audivizive

Deri në 400 mijë lekë është gjoba që parashikon ligji për transmetuesit audiovizivë në rast se shkelin, qoftë edhe një nga nenet e Kodit të ri të Transmstimit që lidhen me  diskriminimin, barazinë gjinore apo përdorimin e gjuhës së urrjetjes.

Kodi i ri i transmetimit u miratua nga Autoritete i Mediave Audiovizive më 10 korrik 2023.

Për herë të parë, një vëmendje e veçantë i kushtohet parandalimit të diskriminimit gjinor të çfarëdo lloj forme, promovimit të barazisë gjinore, përfaqësimit të ekuilibruar gjinor në programe etj.

Në Kodin e ri i është lënë hapsira e duhur edhe për luftën kundër seksizmit në mediat audiovizive, të cilat mund të provokojnë diskriminimin për shkak të gjinisë ose të nxisin rastet e dhunës me bazë gjinore.  

"Të gjitha këto, bashkë me shtesat e bëra për mbrojtjen e fëmijëve në programet e të gjitha llojeve, mbrojtjen e të drejtave dhe aksesi i personave me aftësi të kufizuara etj., parashikohet të sigurohet etika dhe garantimi i të drejtave themelore në transmetimet televizive të çdo lloji dhe, sidomos, një orientim i mjaftueshëm për transmetuesit televizivë për të gjykuar dhe trajtuar, konform ligjit, ngjarje apo personazhe të cilëve u dedikohet hapsirë televizive" informon AMA

Kodi i ri i Transmetimit është produkt i një pune 1-vjeçare e Këshillit të Ankesave, i cili inicioi konsultim publik në të gjitha qarqet e vendit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të televizioneve, organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të institucioneve në nivel qëndror dhe lokal si dhe partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë. 

Në këto tryeza këshillimore lidhur me Projektkodin e rishikuar të Transmetimit kanë dhanë mendimet e tyre, duke marrë pjesë në diskutime, 87 profesionistë të medias dhe përfaqësues të televizioneve, 78 përfaqësues të shoqatave të grupeve të prekura të interesit, 79 ekspertë të medias dhe komunikimit, 70 përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore si edhe 17 ekspertë dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Përfaqësitë e Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, të cilat e ndoqën nga afër të gjithë procesin, mundësuan edhe marrjen e mendimit të ekspertit të Këshillit të Europës për Projektkodin.  

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kodi i transmetimit

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja