Të ngrirë në dyluftim
zbulohen drerët brilopatë në Alaskë

Të ngrirë në dyluftim<br />zbulohen drerët brilopatë në Alaskë
Dy drerë u gjetën të ngrirë në dyluftim, në mes të akullit, në një fshat të largët të Alaskës.

Mesues të një shkolle të mesme në Unalakleet, kishin dalë për një shëtitje kur panë brirët e kafshëve në sipërfaqen e akullit.

Bred Webster rrëfeu se fillimisht dalloi vetëm njërin prej tyre dhe pandehu se ishte i plagosur por kur u afrua pa që ishin dy.

Ishte fundi i sezonit të çiftëzimit të drerëve ndaj besohet se kafshët do kenë qenë në dyluftim për një drenushë.

Ai u shpreh se njëra nga kafshët do ketë plagosur tjetrën me brirë dhe do kenë ngordhur pasi brirët e tyre janë lidhur mes tyre duke tërhequr rivalin zvarrë.

Webster e përjetoi këtë zbulim si një eksperiencë interesante.

Ndërsa shoku i tij, Jeff Erikson që ishte rritur në atë zonë, ka 50 vjet që bën gjueti aty por kurrë nuk kishte parë diçka të tillë si një “ngrirje në kohë”.

Ata dhe të tjerë u kthyen aty më vonë dhe i larguan kafshët nga akulli duke e përdorur mishin e tyre si ushqim për qentë dhe karrem.

Kokat e kafshëve janë ende të ngrira dhe për momentin mbahen në oborrin e Webster.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv