Të pakënaqurit në PD,Shehu:
Nuk do kryqëzojmë askënd

Të pakënaqurit në PD,Shehu:<br />Nuk do kryqëzojmë askënd
TIRANË - Deputeti i PD Tritan Shehu në një intervistë për A1Report deklaroi se pavarësisht kritikave të ditëve të fundit, nuk do të ketë asnjë pasojë mbi deputetët e pakënaqur në PD.

Gjatë intervistës me gazetaren Mira Kazhani, deputeti demokrat zbardhi mbledhjen e kësaj të hëne në grupin kuvendor të mazhorancës, ku sipas tij nuk pati asnjë kritikë ndaj deputetëve “rebelë”.

“ Më pyesni a do të ndëshkohet Mark Marku? Dhe unë ju përgjigjem se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe nuk ka pse të ndodhë, pasi PD është një parti e hapur. Deputetët mund të shfaqin idetë e tyre qëndrimet e tyre, pasi debati në fund të fundit është një rrahje mendimi”, tha Shehu.



LARGIMET NGA PD
Lidhur me deklaratën e Biberajt se nga PD do të ketë të tjera lëvizje, Shehu ka pohuar se “deklarata të tilla janë vetëm spekullime dhe diversione banale dhe primitive.
“Mendoj se është gabim që të bëhesh zëdhënësi i tjetrit’, deklaroi ai.


REFORMA ZGJEDHORE
I pyetur për mbledhjen e sotmë të komisionit zgjedhor, ku kreu i KQZ Ristani nuk u paraqit për të raportuar në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit 2011, deputeti Shehu tha se “mbledhja e komisionit të ligjeve, ishte thjesht një mbledhje rutinë dhe se nuk kishte ndonjë gjë të jashtëzakonshme.
“Kreu i KQZ, Ristani për shkak të axhendës së zënë dërgoi sekretaren e përgjithshme të KQZ dhe se unë këtu nuk shikoj ndonjë problem”, tha Shehu. Ai ka vlerësuar figurën e Ristanit duke thënë se “ kreu i KQZ, Ristani e ka drejtuar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve me profesionalizëm, me efiçensë dhe s’është aspak mirë që kolegët e PS kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj tij. “Unë do ta quaja qëndrimin e kolegëve të mi socialistë një qëndrim spekulativ. Ristani është një njeri me vizion dhe ka bërë që KQZ të bëjë punën e saj konform ligjeve”, deklaroi deputeti.

RIFORMATIMI I KQZ
Depueti Shehu është pyetur në lidhje dhe me qëndrimin e tij ndaj deklaratës së ambasadorit Ëollfarth, ku ky i fundit ka folur për riformatimin e KQZ. Shehu tha se “nuk e kam degjuar deklaratën e Ëollfarthit, dhe nuk kam se si ta komentoj atë”. “Unë besoj, ka thënë Shehu, se këto ditë do të finalizohet diçka në lidhje me reformën zgjedhore”.



(aq/ba/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë