Të paktën 16 persona, mes të cilëve dy fëmijë, vdiqën gjatë bombardimeve të kryera nga rebelët gjatë mbrëmjes së djeshme në shumë lagje të Damaskut, njoftoi Vëzhguesi Siriani i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Sipas OSDH-së, këto bombardime që u zhvilluan nga një brigade e rebelëve islamikë shkaktuan gjithashut 79 të plagosur.

Disa prej të plagosurve janë në një gjendje të rëndë dhe bilanci pritet të përkeqësohet, sipas të njëjtit burim.

Drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, njoftoi se disa dhjetëra lagje janë prekur nga këto bombardime, krysisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të kryeqytetit./ATSH/