Të paktën kurseni predikimet moraliste për median në këtë gusht!

Të paktën kurseni predikimet moraliste për median në këtë gusht!

Është vapë, është gusht dhe si në mirazhet që shfaqen në shkretëtirë, ojf-istë, analistë e politikanë po shpërndajnë nga një e dy në ditë predikime për median. Duke qenë se ka shumë media informale në Shqipëri; media që mbajnë në skllavëri gazetarë me punë në të zezë, media që piratojnë çdo lloj produkti filmik dhe lajme të atyre pak gazetarëve që dalin në terren, paguajnë taksat dhe lodhen përditë; media që financohen nga krimi dhe para infomale, pra media e lejuar të lindë, shumohet, vegjetojë nën buzeqeshjen, miklimin, financimin, mbështetjen e të njëjtëve politikanë, analistë e ojf-istë, të paktën të na kursejnë predikimin se çfarë lajmi duhet dhënë apo jo. Nuk është e qartë se cilës media i drejtohen në të vërtetë? Asaj informales, që vetë ata furnizojnë me “analiza” intervista, debate, sherre, apo para nën dorë dhe e legjitomojnë, apo për median profesioniste dhe progresiste që duke respektuar ligjet e shtetit shqiptar është e vetmja që përpiqet të pasqyrojë në 360 gradë realitetin e vendit tonë, me të mirën dhe të keqen që ndodh.

Me fjali që do të bënin të “qajë” çdo njeri fals, apelojnë se media duhet të japë shembuj pozitivë dhe bëjnë të mendojnë se ato foto të Shqipërisë së bukur që publikojnë dhe njerëzit e mirë të saj, kanë nisur të ekzistojnë vetëm me ta. Pra, kjo kategori, - politikani, analistit, ojf-istit, - vetëshpiket dhe kryeredaktor i një redaksie imagjinare që e kanë në kokë vetëm ata. A ka ego më të stërmadhe dhe vëtëpëlqim, se ky?

Harrojnë ose me vetëdije e shuajnë kontributin e përditshëm, e përvitshëm të medias profesionale në Shqipëri, të vendosjes në fokus të njerëzve më të mirë që banojnë mes nesh dhe jashtë kufijve, të talenteve, të kontributeve, të sakrificave, të urtësisë sjellë për lexues e teleshikues përmes qindra programeve, reportazheve, shkrimeve, intervistave nga gazetarët më të mirë.

Atëherë problemin e kanë me “lajmet e këqija” dhe me..."shembujt e këqinj"?; po, në të vërtetë gazetarët e kanë për detyrë të tregojnë dhe të keqen që na prek, ta shtrydhin e ta nxjerrin në dritë si ato plagët që kanë nevojë për diellin, që të thahen e të mos përsëriten më.

Gazetarët nuk janë “influencer” që duhet të bëhen të mirë me të gjithë; të bëhen të bukur, simpatikë, të bëhen interesantë që të marrin mijëra "like".

Gazetarët janë të vetmuar, antipatikë, të bezdishëm, të vetëdijshëm dhe të aftë të dallojnë të bukurën e të mirën aty ku është, por edhe të keqen, hilen e përbuzjen që iu bëhet atyre dhe njerëzve të thjeshtë.

I vetmi moral që duhet të ketë në mendje një politikan apo kush bën përmes "këshillave të pakërkuara" si  i tillë, është që të krijojë kushte të barabarta legaliteti për çdo qytetar të vendit të tij, t’i mbrojë ata nga kush shkel ligjin dhe garon i privilegjuar në të njëjtën fushë, përfshi këtu edhe gazetarë, për të tjerat, në momentin që japin mendje se ç’të shkruajnë apo jo, do të thotë se nuk kanë bërë një punë për të cilën janë zgjedhur dhe për të cilën paguhen që ta bëjnë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari