Të pasurit e Shqipërisë çojnë 8% të buxhetit të tyre në udhëtime

Të pasurit e Shqipërisë çojnë 8% të buxhetit të tyre në udhëtime

Foto ilustruese

Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer nevoja themelore të jetesës.

Në vijim të këtij trendi fa miljet e pasura shpenzojnë për udhëtime gati një të dhjetën e buxhetit të tyre dhe shumë me tepër se shtresat e tjera të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT familjet në 20 për qindëshin e sipërm me të ardhurat më të larta çuan 8 për qind të shpenzimeve totale më 2019 për shërbimet e transportit. Të pasurit shpenzojnë 4 herë më shumë se të varfrit për udhëtime dhe gati 60 për qind për qind më shumë se shtresa e mesme.

Familjet e varfra cojnë për shpenzime e transportit vetëm 2.2 për qind të buxhetit të tyre mujor, ndërsa kjo kategori shpenzimesh nis e rritet në nivelet me të larta te të ardhurave.

Për familjet me nivel të lartë jetese transporti është komponenti më i rëndësishëm i shpenzimeve pas konsumit të ushqimeve. Kjo kategori çon për ushqime 32 % të buxhetit, ndërsa shpenzimet e transportit vijnë të dytat me 8 për qind. Pas ushqimeve dhe transportit familjet me të ardhurat më të larta në vend shpenzojnë më shumë për restorante dhe hotele me 7,2 për qind të buxhetit të tyre mujor, dhe të njëjtën përqindje shpenzojnë edhe për mirëmbajtjen dhe faturat e shtëpisë.

Shqiptarët në përgjithësi përballen me kosto të larta të transportit, prej çmimeve të larta të biletave të linjave ajrore dhe çmimeve të larta të naftës.

Megjithatë familjet në nivelin e sipërm te të ardhurave kanë strukturë konsumi të ngjashme me të varfërit ku gati një e treta e buxhetit mujor shkon për konsumin e ushqimeve. Struktura e shpenzimeve mesatare e të familjeve tregon nivelin e ulët ekonomik të vendit, përderisa 42 për qind e buxhetit shkon për blerjen e u ushqimeve, ndryshe nga Europa ku familjet shpenzojnë mesatarisht 12 për qind te buxhetit e tyre për ushqimet.

Familjet në Europën e zhvilluar kanë një tepricë më të madhe buxhetore për t’ia dedikuar udhëtimeve, komoditetit në shtëpi dhe argëtimit. Në Europë transporti është grupi i dytë më i madh i shpenzimeve të familjeve me 13.2 për qind të totalit, pas shpenzimeve për mirëmbajtjen e shtëpisë që zënë rreth 24 % për totalit të shpenzimeve.

Në 2019, në njësitë familjare të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në familjet e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2021 03:59

    Dhe pastaj kane paturpesine dhe ankohen per taksat e tatimet qe u ve shteti !! Shteti duhet t'i kontrolloje para se t'u beje leshime.Ti qe ke derguar familjen o te dashuren per pushime,ose shoping neper bote,nuk ke pse qahesh per taksat,perderisa parate per qejf i paske ,por per taksat nuk te dalin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë