Autoritetet në Francë kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, dhe vajzës së tij Caroline, pasi rezultojnë të përfshirë në dosjen 'Epstein'.

Ata do të hetohen për pastrim parash dhe evazion fiskal, mbi lidhjet e tyre të dyshuara financiare me Jeffrey Epstein.

Lang, një figurë e shquar që ka mbajtur një sërë postesh ministrore në qeveritë e mëparshme, po përballet me presion për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij aktual si kreu i një instituti kryesor kulturor francez për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.

Ministri i Jashtëm i Francës tha të premten se e kishte thirrur ish-ministrin 86-vjeçar në një takim.

Lang, i cili drejton Institutin e Botës Arabe (IMA) në Paris , i është drejtuar vazhdimisht Epstein për fonde ose favore. Ndërsa emri i vajzës së tij shfaqet në dosjet e një kompanie jashtë vendit në bashkëpronësi me Epstein.

“Akuzat që po bëhen kundër meje janë të pabaza.”, u shpreh Liang.

Emri i Lang shfaqet më shumë se 600 herë në dosjet e Epstein. Vajza e Lang, Caroline, ka dhënë dorëheqjen si drejtuese e Sindikatës së Pavarur të Prodhimit të Francës pasi dolën në pah lidhjet e saj me Epstein.