TIRANE- Ndërsa ka ezauruar gjatë gjysmës së parë të vitit pjesën më të madhe të fondit që u përket ish të përndjekurve ende në jetë, Ministria e Financave do të përqendrohet te dëmshpërblimi i trashëgimtarëve të tyre në pjesën e mbetur të vitit 2015. “Shqiptarja.com” publikon sot emrat 1,565 trashëgimtarëve të cilët nuk kanë tërhequr ende këstin e parë të dëmshpërblimit.
Në listën e parë janë paraqitur emrat e 1,127 trashëgimtarëve të cilëve u është miratuar kësti i parë i dëmshpërblimit, por që duhet të plotësojnë dokumentacionin përkatës për të bërë të mundur tërheqjen e shumave. Ndërsa në listën e dytë janë publikuar emrat e 438 trashëgimtarëve të cilët nuk janë paraqitur për të tërhequr këstin e parë.
/Shqiptarja.com