Kur kanë mbetur pak orë nga dorëzimi i listës së kandidatëve të PD në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për zgjedhjet e 25 qershorit, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, akuzon Lulzim Bashën se shkeli marrëveshjen me të përndjekurit.
Kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika, u shpreh për Report Tv se premtimi i kryedemokratit ka qenë për përfshirjen në nivelin 10% të kandidatëve nga të përndjekurit në listat e PD, ose 14 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
“Pas një marrëveshje publike të premtuar nga Basha në çadër, ka pasur edhe një kërkesë nga ana ime publike. Basha ka premtuar publikisht 10%, domethënë 14 deputetë në zona sigurie”, u shpreh ai.
Çika: Basha po rrezikon 500 mijë vota në zgjedhjeÇika thotë se Shoqata e të Përndjekurve do mbajë qëndrim, duke i bërë të ditur PD-së se po rrezikon 500 mijë vota në zgjedhje.
"E vetmja rrugë që kjo shtresë të votojë në mënyrë masive për PD është që ne të kemi këtë përfaqësim.
Nëse kjo nuk ndodh unë nuk e kam kurajën dhe as obligimin që t’ju bëjë thirrje njerëzve që rë votojnë për PD. Ne kemi një plan B, do të mbledhim struktura përcaktuar pozicionin tonë të ri, sikur 500 mijë nga ato të jenë të përndjekur politikë, imagjino...nëse Basha nuk i do këto vota, e ka vetë në dorë”, tha për Report Tv Nebil Çika.
Ndërkohë, Çika mohon çdo mbështetje në drejtim të Aleancës Popullore për Drejtësi të Bilal Kolës, i cili sipas tij nuk përfaqëson të përndjekurit, por është i punësuar i qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Partia Demokratike pritet të dorëzojë në KQZ në orët e vona të kësaj të premte, listën zyrtare të kandidatëve për deputetë, ku janë përfshirë edhe disa kryetarë të partive aleate të demokratëve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89%
-
Jo
9.3%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13267
Lajme të tjera
-
Rama premtoi rritje pagash, Celibashi: Kodi Zgjedhor ka ndalime vetëm për zgjedhjet e përgjithshme
30 Mars, 11:49
-
AMA jep njoftimin për mediat: Mos i transmetoni këto aktivitete! Janë të ndaluara nga KQZ
29 Mars, 18:26
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, Kolegji Zgjedhor vendos nesër për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Belind Këlliçi regjistrohet në KQZ me vulën e Partisë së Lirisë të Ilir Metës
28 Mars, 09:56
-
'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese
28 Mars, 07:00
-
Zgjedhjet lokale/ PS dhe koalicioni Meta-Berisha, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiakë në këto bashki (LISTAT)
27 Mars, 20:45
-
SKEDA/ Nga kandidati që kërkon mandatin e 7-të në Maliq, te Benet Beci që kërkon të thyejë tabunë në Shkodër! Risitë dhe konfirmimet nga 61 emrat e PS për 14 Majin
27 Mars, 16:45
-
'Vendoret' e 14 majit/ Nisma Thurje dorëzon listën në KQZ, kandidatë për këshilltarë bashkiakë në 10 bashki! Vetëm një kandidat për kryebashkiak
27 Mars, 16:12
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro
24 Mars, 11:33
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Ish-kryeministri: Urdhër i Ramës
23 Mars, 13:20
-
‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'
23 Mars, 11:09