Dorëheqja është një akt fisnik, i atij qe marrëdhënien e ka pasur me dinjitetin dhe interesat kombëtare jo me imunitetin personal.

Thaçi duhet të kishte dhënë dorëheqjen kokë më kokë fiks në të njëjtin moment me deklarimin e procedimit të tij penal, kjo do tregonte kurajo, burrëri dhe dinjitet... dhe jo vetëm për atë por për të gjithë Kombin.

Çdo orë që kalon dhe ai mban peng Dinjitetin e Kombit për të konfirmuar dhe mbyllur pazaret dhe intrigat e tij sidomos financiare,  dëmton rëndë interesat e shqiptarëve.

Për sa i takon ligjërimeve hipokrite duke u fshehur mbrapa Luftës së UÇK të gjithë e dimë që çështja nuk qëndron tek ajo... hiç fare tek ajo..

Shqiptarët duhet të heqin dorë nga të qurraviturit si viktimë e përjetshme e Evropës ..

Interesat gjeopolitike, flirtimet e pa menduara mirë, intrigat, përçarjet, pabesitë, mosmirënjohjet,  shtetet e dobëta e të korruptuara ta ulin kokën më shumë se çmund të ta ul armiku..

Po sidomos të qënit të ndarë e përçarë, të korruptuar deri në palcë, biles sa më i korruptuar je aq më shumë President bëhesh .. dhe aq me i poshteruar je .. normal si leckë do trajtohesh nga Evropa...

Ka kohë që Rama ME DASHJE INJORON çdo datë historike të Kombit tonë, injoroi turpshëm 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit,  Kongresin e Lushnjës, Lidhjen e Prizrenit... Naim Frasherin..Luigj Gurakuqin... etj etj .. le tja pijë lëngun injorimit të tij tani.. në Serbi që në klasë të parë fëmijëve ju nguliten vlerat kombetare, epose, legjenda.. dinjitet e krenari pa hesap..... e kush ata.. ?! 

Kurse ne jo.. ne jemi pa bosht rëndese me histori e krenari të vrarë, pa kujtesë e mendim kombëtar... kemi si President .. njerëz të cënueshëm, totalisht të cënueshëm.. që si maskë kovidi mbajnë Flamurin Kombëtar...