Krahas trajnimeve teorike ky organizim përfshin edhe ndërhyrje në terren për mirëmbajtien dhe restaurimin e monumenteve të kulturës.
"Kjo ishte emocionuese sepse të shikosh që të vijnë të huajt të interesohen për Gjirokastrën dhe të japin kontribut, është një gjë që duhet të jemi ne të parët në këtë drejtim, është një gjë vërtet emocionuese. Unë pashë se ata si specialistë ishin kaq të interesuar për vlerat arkitekturore saqë ndërhynin në leksion dhe bënin pyetje dhe me një vëmendje shumë të madhe dëgjonin atë që unë ju shpjegoja për Gjirokastrën." shprehet arkitekti Agron Doraci.
Organizimi i nismave të tilla në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ndikon për promovimion dhe mirëmbajtein e vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin e gurtë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)