TIRANË- Të rinjtë demokratë dhe të LRI kanë protestuar sërish para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës nga posti. Kjo është protesta e dytë e të rinjve të dy partive opozitare brenda javës, ndërsa vjen pas asaj të 26 majit në bulevard.

Ashtu sikur ndodhi edhe javën e parë, në protestë nuk munguan simbolika  si “lekët e drogës” apo “qeset me kokainë”, ndërsa të rinjtë opozitarë ironizuan me një ‘ekspozitë’ me faqet e para të disa mediave ndërkombëtare që flasin për Shqipërinë dhe drogën.

Integrimi i vendit mbahet peng nga Rama dhe Xhafaj. Ministri i Brendshëm duhet që të largohet. Kukësinat janë në burg, ndërsa Tahiri është i lirë. Protesta do të vijojë këtu, por edhe javës tjetër në Kukës kundër tarifës së rrugës.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi

Opozita kërkon dorëheqjen e Xhafajt duke e akuzuar se mbrojti vëllanë e dënuar në Itali për trafik droge, ndërsa pak javë më parë publikuan edhe një përgjim misterioz ku ngrinin pretendimet se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës në Shqipëri. Vëllani i ministrit është dorëzuar në Itali, ndërsa përgjimi misterioz është dërguar në Romë për ekspertizë, dëshmitari ‘X’ i njohur si ‘Babalja’ ka kërkuar azil politik në Kosovë.

Ora 18:28
FOTO/Të rinjtë demokratë dhe të LRI protestë para Ministrisë së Brendshme