TIRANE- Kanë përshkruar në këmbë pjesën më e konsideruar si vatra e gjakmarrjes në Shqipëri, nga Bajram Curri e drejt kryeqytetit, ndërsa me moton “Të ndryshosh mundesh” me dhjetëra të rinj italianë kanë tubuar kundra gjakmarrjes këtë të martë. Ata kërkojnë nga qytetarët mbështetje duke firmosur peticion pro paqes, teksa deklarojnë se shqiptarët duhet të dialogojnë për çdo problem duke gjetur rrugën e pajtimit për të shmangur vrasjen e të pafajshmëve.
Për të luftuar gjakmarrjen nuk kanë munguar dhe iniciativat shtetërore ku më e fundit është task-forca e ngritur nga kryeprokurori Adriatik Llalla për të hetuar çdo person që kërcënon në emër të gjakut, por ky fenomen vazhdon ende të jetë prezent dhe të sjell viktima në shoqërinë shqiptare.
Vrasja e fundit e ndodhur në Shqipëri për gjakmarrje është shënuar më 25 qershor të këtij viti, ku mbeti i vdekur 50-vjeçari Ibrahim Mani.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO