Kandidat për kryebashkiak pa diplomë, të rinjtë: Qytetarët e Tiranës duan shpjegime nga Këlliçi! Pse çdo të riu i duhet gjimnaz për në universitet e atij jo?

Një grup të rinjsh, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë kërkuar sot sqarim një herë e mirë nga Belind Këlliçi, kandidat për kryebashkik të Tiranës.

Në një deklaratë para Institutit “Harry Fultz”, pas lajmeve se kandidati i çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi, nuk ka një diplomë të shkollës së mesme, këshilltarët socialistë deklaruan se Këlliçi iu detyrohet qytetarëve të Tiranës që t’i përgjigjet pyetjes: A ka një diplomë të shkollës së mesme nga “Harry Fultz”?

“Ky është gjimnazi Harry Fultz, të cilin kandidati Këlliçi thotë se ka përfunduar. Mediat kanë nxjerrë një seri dokumentesh, ku tregohet se kandidati Këlliçi nuk e ka një diplome të kësaj shkolle. Këlliçi ka folur për këtë çështje, por s’ka adresuar asnjëherë thelbin e saj. Mediat nuk kanë ngritur pikëpyetje nëse Këlliçi ka qenë nxënës i mirë, apo i dobët, as nuk kanë ngritur shqetësim nëse u pranua në universitet për aftësi akademike apo aftësi tenisi? Pyetja që ne drejtojmë është fare e thjeshtë: A ka zoti Këlliçi një diplomë të shkollës së mesme nga Harry Fultz? Për djemtë dhe vajzat e qytetit, për të aplikuar për arsimin e lartë si kriter bazë kërkohet diploma e shkollës së mesme, atëherë pse për një kandidat për kryetar bashkie s'vlen e njëjta gjë? Qytetarët e Tiranës duan dhe kanë të drejtë të dinë, a ka zoti Këlliçi një diplomë gjimnazi apo jo?”, kanë thënë të rinjtë në deklaratën e tyre.

Kujtojmë se Belind Këlliçi, në një intervistë televizive ka pranuar dje se nuk ka një diplomë të shkollës së mesme. Por për të mbrojtur këtë mungesë, ka lançuar një gënjeshtër akoma më të madhe:

 “Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme. Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie'' është shprehur Këlliçi, kur u pyet se a janë të vërteta faktet që kanë dalë në media.

Por e pyetur nga Shqiptarja.com  Brikena Baxhaku, drejtoresha e Institutit 'Harry Fultz' ku Belind Këlliçi ka mbaruar vetëm 4 vitet nga 5 që parashikonte cikli shkollor, ka vërtetuar se ai nuk ka marrë kurrë dëftesë pjekurie.

Në një investigim të publikuar në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme, dhe më pas  ka mashtruar shtetin shqiptar duke bërë njësimin të diplomës edhe nëse në kërkesën e paraqitur ne 2010 te Ministria e Arsimit, ka deklaruar që kishte një diplome te shkollës së mesme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Këlliçi pa diplomë, Rama ironizon nga Patosi: S’habitem unë, atij i ka thënë zorra qorre dil aty! Se kanë nxjerrë të bëj detyrën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faktin se Belind Këlliçui nuk ka diplomë të shkollës së mesme (Investigim i Shqiptarja.com). Rama shprehet se nuk është në interes të koalicionit Berisha, Meta të nxjerrë kandidat që të bëjnë detyrën.

“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i  ka thënë dil aty. E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nebiu: 27/04/2023 00:23

    Nga dy të këqia (se edhe PS një mut i madh është), sidoqoftë që patjetër që më e mirë është Partia Socialiste dhe padyshim kandidatët e saj. Ato halldupat injorantë dhe kriminelët e gjoja partisë pd, as që mund të mendohet se mund të fitojnë.

    Përgjigju
  • Linda: 25/04/2023 20:00

    Rinia te kerkoj shpjegime jo vetem per Kellicin po edhe oer te drejtat e veta se ne administrata ka shume vende pune me gjimnaz dhe ju kerkojn vetem diploma universitare dhe mastere.

    Përgjigju
  • Ani: 25/04/2023 19:22

    Je turp i vertet

    Përgjigju
  • Altea: 25/04/2023 18:53

    Ne mjaftohemi me ju dhe me punen tuaj kryeminister, te tjeret le te flasin cfare te duan

    Përgjigju
  • Soni: 25/04/2023 18:53

    Fitoren e keni te sigurt me 14 maj

    Përgjigju
  • Dori: 25/04/2023 18:52

    Ne na intereson vetem zoti rama

    Përgjigju
  • Joni: 25/04/2023 16:44

    Ne mjafton tju kemi ju ne krye zoti kryeminister dhe do ecim vetem para

    Përgjigju
  • Goni: 25/04/2023 16:43

    Ja pra ata qe nuk kane shkoll din vetem te ngrejn zerin e te mashtrojn,jo si ju zoti kryemjnister qe vetem keni vepra,pune te palodhur dhe shum pak fjale

    Përgjigju
  • Dea: 25/04/2023 16:42

    Te kot e kane se nuk ju mposhtin dot keta ju zoti kryeminister,po keshtu vazhdoni se jeni ne rrugen e duhur

    Përgjigju
  • Arla: 25/04/2023 16:40

    E keni fitoren te sigurte ne 14 maj

    Përgjigju
  • Eri: 25/04/2023 15:14

    Me kto mjekra si rini e Ankarase ngjani...o zot

    Përgjigju
  • Ilir: 25/04/2023 14:58

    Ca dilni ju aty beni kerkesa kot. Pse sdolet ju te njejtet ti kerkonit llogari ish zv.ministrit te arsimit madje ervin demo qe kishte doktorate te kopjuar dhe tani eshte prap kandidat ne berat???? He pra pse sdilni dhe per ate?

    Përgjigju
    • Ariu: 25/04/2023 23:21

      Po ashtu është një muhabet. Nuk u kishte thënë njeri të dilnin atëhere, tani po.

  • lalibucja: 25/04/2023 14:07

    ky e ka fiks siç e ka ai zdromsi juj ! rini e degjenerume, si ne vaktit tottalisht e indoktrinuar !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare