Të rinjtë në Akademi, zbulohet
​e vërteta e Kodikut të Korçës

Të rinjtë në Akademi, zbulohet<br />​e vërteta e Kodikut të Korçës<br /><br>
Zbulimet më të reja për Kodikun 10-shekullor të Korçës 93, janë prezantuar në konferencën e parë ndërkombëtare të kërkuesve të rinj të mbajtur në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Studimi i Kodikut ishte lënë në hije nga historianët e Mesjetës, edhe pse ishte pjesë e një koleksioni prej 100 dorëshkrimesh bizantine dhe pasbizantine që ruheshin në Arkivin Qendror të Shtetit.

Studiuesit e rinj Andi Rrëmbeci dhe Sokol Çunga kanë prezantuar kërkimet shkencore rreth këtij kodiku.

 “Në një tjetër kohë, ndryshe nga Theofan Popa dhe Shaban Sinani propozimi ynë është që ky dorëshkrim të datohet në shekullin e 10-të. Kemi edhe argumente shkencore. E para është forma e shkrimit, tipi i shkrimit që përdorej në atë kohë dhe e dyta dekoret që mbanë.

Sigurisht për të arritur në këtë përfundim, duke qenë se vetë dorëshkrimi nuk na ofron një datë, marrim dhe shohim shembujt paraprakë që ekzistojnë, dorëshkrimet e tjera të së njëjtës periudhë të datuara dhe ilustrime të tjera të së njëjtës periudhë.

Përputhen në këtë rast format dhe dekoret. Nga ana tjetër vendi i shkrimit nuk është Korça e shekullit të 10-të, por Kostandinopoja, gjë të cilën nuk e kanë saktësuar studiuesit paraardhës”, u shpreh Çunga.

Konferenca e parë shkencore e Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë është mbajtur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të akademive ndërkombëtare.

 “Besoj që flitet për punën që është bërë kryesisht me materialet arkivore, me rivlerësimin e materialeve arkivore, risjelljen e tyre. Gjëja më e rëndësishme besoj se është një vlerësim për mënyrën se si po procedohet me metodologjitë e kërkimit shkencorë në Shqipëri tani që besoj se po reformohet”, tha Teuta Toska.

Studiuesit e rinj edhe pse bashkëpunojnë me akademikët, janë skeptikë për reformimin e institucionit

“Duhet të shohim përfundimin e reformimit të Akademisë. Kam përshtypjen se reforma është më tepër e nivelit politik dhe ekonomik, por shkenca jo gjithmonë varet nga ajo se çfarë ndodh në politikë apo ekonomi”, tha Cunga.

Megjithatë kërkuesit e rinj kanë hedhur hapat e para të reformimit “metodologjik”. Kanë tejkaluar metodat e vjetra për të bërë zbulime më të reja shkencore.

[gallery]25028[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false