Të risjella në një mënyrë ndryshe! Këngët e vjetra që bëhen remake, zgjojnë kujtime dhe kthehen në hitet më ‘in’

Një këngë e vjetër na zgjon gjithmonë kujtime të bukura dhe na bën nostalgjik...por kur këto këngë rikthehen me nuanca moderne dhe bëhen hite verore?

Është bërë trend vitet e fundit, që këngëtarët të përvetësojnë në mënyra origjinale këngët e vjetra dhe t’i risjellin në forma të ndryshme për publikun.

Herë “goditëse” dhe plot ritëm, herë të shoqëruara me rrep dhe herë të bëra remix.

Kënga e parë në listën tonë është ajo e Luan Zhegu (Alo alo) ose ndryshe A do te vish?, e cila është kënduar në festivalin të 26-të të RTSH, ku edhe fitoi çmimin e dytë.

Jo më larg se një muaj më parë këngëtarja Ronela Hajati dhe reperi Vig Poppa e kanë risjell atë në një mënyrë të freskët dhe verore.

Një këngë mjaft e njohur për të gjithë është ajo e Nexhmije Pagarusha- E dehur jam. E kush nuk e ka kënduar me zë të larte teksa në dorë mbante një gotë vere?

Ishte Era Istrefi, këngëtarja shqiptare e hiteve ndërkombëtare ajo që në vitin 2014 këndoj e “E dehun jam”, në mënyrën e saj unike dhe fitoi zemra e dëgjuesve.

Kënga e radhës në listë është “Era” e kënduar nga grupi ODA, banda më “In” shqiptare e viteve 90’. Pavarësisht se grupi u shpërnda në katër anët e botës, kanë lënë për adhuruesit e tyre hite që edhe gjatë ditës së sotme dëgjohen po njësoj.

E shoqëruar me rreshtat e tij të rrepit, këngëtari MC Kresha ka bërë të gjithë të rikujtojnë këngën “Era” në mënyrën më të veçantë.

“E dua lumturinë” është kënga më të cilën këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka fituar festivalin e 27-të të Këngës në RTSH, një himn i cili ka mbetur i pavdekshëm ndër vite.

Më këtë këngën, reperi Capital T ka rikthyer nostalgjinë me rreshtat e tij të repit dhe një videoclip të ndjerë.

Këngëtarja Shyhrete Behluli në vitin 2009 publikoi këngën Ende e dua ose (Kthema Kohen), e cila ka shoqëruar zemrat e dashuruara të asaj kohe.

Cricket përmes në remixi të freskët që të mbetet në mëndje, ka rikthyer ‘Kthema kohën” edhe njëherë në një version tepër origjinal dhe ndryshe.

Këto janë disa prej hiteve, që këngëtarët e njohur kanë risjell për ne në një mënyrë ndryshe!

Po ju a ju vjen një këngë tjetër ndërmend ?

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2021 23:31

    Degjoni //Over the rainbow// kenduar nga Judy Garland,pastaj degjoheni te njejten kenge te kenduar nga Israel Kamakawiwo'ole.Tani degjoni kenget e Luanit,Parashqevise,etj,dhe pastaj degjoni variantet e tyre <<moderne>>,me stil tallavaje te kenduara nga keta cingiet e cingillaret tane te sotem qe kujtojne qe jane artista dhe qe kujtojne qe marrin vesh nga muzika e vecanerisht nga kenget.Degjoini dhe krahasoini me njera- tjetren.Pas kesaj keni per t'a kuptuar pse kenga e J.Garland qendron ne te njejtin piedestal me variantin e Iz-it dhe keni per t'a kuptuar pse NY vendos variantin e IZ-it per cdo festim te Vitit te RI.Gjithashtu keni per t'a kuptuar pse origjinalet e kenduara nga Luani,Parashqevia,etj,preferohen me shume se sa kopjet e tyre te shfytyruara nga cingiet e sotme,variantet <<e reja>> te te cilave vlejne te kendohen vetem ne klubet e fshatrave me te humbur te Shqiperise,jo naten e Vitit te Ri te sheshi /Skenderbe/ ne mes te Tiranes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'