Të sfidosh autizmin në banesën që
po shembet, familja apel për ndihmë

Të sfidosh autizmin në banesën që<br />po shembet, familja apel për ndihmë
Të kesh një fëmijë me autizëm është e vështirë për çdo familje, por kur kjo bashkohet me papunësinë dhe varfërinë atëherë gjithçka bëhet e papërballueshme.

Familja Haka ka një vajzë me çrregullime të spektrit autik dhe për të bërë të mundur trajtimin e saj, ajo transferohet nga fshati në lagjen pranë qendrës së autizmit në Elbasan në një shtëpi në gjendje të amortizuar për të mos paguar qira.

Transferimi ka rezultuar pozitiv për Anjën. Trajtimi në qendër ka dhënë efektet e para dhe 9-vjeçarja ka nisur të përmirësohet. Por, përvec sëmundjes së vajzës, kjo familje përballet edhe me kushtet e vështira ekonomike.

Pensioni social i vajzës është e vetmja ndihmë ekonomike që merr, ndërkohë që do të duhet të paguaje ujë drita dhe të ushqejë 4 fëmijët. Shtëpia ku ata janë transferuar është thuajse e pabanueshme, por sakrifica për vajzën e sëmurë i ka detyruar ata që të zhvendosen në këtë banesë. Thirrja për ndihmë i drejtohet të gjithëve.

[gallery]19407[/gallery]
‘’Unë dhe bashkëshorti im jemi pa punë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të na ndihmojnë sadopak’’ u shpreh Luljeta Haka, mamaja e vajzës. 

Babai i 4 fëmijëve del çdo ditë për të kërkuar çdo lloj punë, por shpesh kthehet në shtëpi duarbosh. Ai kërkon nga institucionet t’a ndihmojnë për të përballuar rritjen e fëmijëve të tij dhe për t’i ofruar një banesë në kuadër të programit të strehimit social.

‘’Jam vetë i gjashti me qira dhe i papunë. Kërkoj të kem një streh timen që të paguaj dhe mos të më shkoj kot pagesa. Unë po e bëj sakrificën’’ u shpreh Ilir Haka, babai i vajzës. 

Kryefamiljar Nga trajtimi në qendrën e autizmit, Anja ka nisur të përmirësohet. Këtë ndryshim e dallojnë qartë mësuesit e qëndrës së autizmit, familjarët e saj, por edhe ne.

Sakrifica e kësaj familjeje është e madhe dhe punësimi është e vetmja mundësi për të jetuar në një ambient më dinjitoz dhe për t’i shërbyer sidomos Anjës që e ka të domosdoshëm trajtimin në qendër.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur