Të shkarkuarit nga vettingu edhe me vendimin e apeli nga KPA në fazën e dytë të saj i kanë kërkuar prokurorisë së Përgjithshme pagesën kalimtare dy rroga dhe vjetërsinë për efekt pensioni dhe pensioni suplementar.

Aktualisht ata që shkarkohen në shkallën e parë marrin 80 % të pagës deri në vendimin e fazës së dytë , atij të KPA-së. Në momentin që jepet dhe vendimi i apelit për shkarkim, atëherë ata nuk kanë më asnjë lloj përfitimi apo pagese.

Por disa kërkesa të të shkarkuarve kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme.  Vetë Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar KLP-së e cila pritet të dalë me një vendim.  

Kerkesa e te shkarkuarve nga vettingu