Të shqetësuar nga rënia e flokëve?
Ja ushqimet që ju ndihmojnë

Të shqetësuar nga rënia e flokëve?<br />Ja ushqimet që ju ndihmojnë<br>
“Flokët janë gjysma e bukurisë”, një shprehje e cila qëndron më së miri, e pa dyshim që humbja e tyre na streson e na shqetëson. Por, ashtu siç edhe për shumë gjëra të tjera, edhe këtë herë zgjidhja është tek shqimet.

Prandaj nëse jeni të shqetësuara nga rënia e flokëve, ndryshoni dietën tuaj dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Ja disa nga ushqimet që ju duhen për forcimin e flokut:

Mjalti: Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Salmoni: Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi: Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat: Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena