MIRDITË - Vriten në oborrin e shtëpisë vëlla e motër në Kodër Rrëshen të Mirditës. Autor i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës, Fatmir Kolecaj, 47-vjeçar nga fshati Zejmen i Lezhës, i cili është shpallur në kërkim policor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40. Viktima mbetën Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, dhe vëllai Vledison Filopati 34 vjeç, i cili vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. I dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje, mësohet se, autori i krimit e kishte kërcënuar edhe njëherë më parë se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët. 

Pas krimit të rëndë 47-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe edhe në rrugën e Kombit për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, por dyshohet që 47-vjeçari të jetë larguar në këmbë dhe të jetë fshehur në zonën pyjore pranë fshatit, duke përfituar edhe nga errësira.

Tre vitet pas divocit ishin shoqëruar nga konflikte të vazhdueshme dhe debate sa i përket tre fëmijëve, për të cilët kujdesej Esmeralda. Dyshohet që 47-vjeçari, i cili banon në Lezhë, të ketë shkuar për të marrë fëmijët, ku pas debateve, ka nxjerrë armën, duke lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë së tyre, Esmeraldën dhe Vledisonin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:42
I dënuar me 10 muaj burg, Kolecaj kërcënoi se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten, e shpëtuan fqinjët

1582671745_Capture.PNG

Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lezhës për dënimin më herët për dhunë në familje të Fatmir Kolecaj, autorit të vrasjes në Kodër Rrëshen të Mirditës. Kolecaj është dënuar me një vit e 3 muaj për veprat penale "dhuna ne familje" dhe "mbajta pa leje e armeve shperthyese dhe municionit", por që ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit në 10 muaj burgim. 

Burime bejnë me dije se, më herët Kolecaj kishte kërcënuar edhe njëherë tjetër për të vrarë me thikë ish bashkëshorten e tij, Esmeralda Filopati 36-vjeçe, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.

Gjykata Lezhë vendosi:
Deklarimin fajtor te pandehurit Fatmir Kolecaj per kryerjen e vepre penale "dhuna ne familje" e ne baze te nenit 130/a /4 i Kodit Penal e denon me 15 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te pandehurit Fatmir Kolecaj per kryerjen e vepres penale "mbajta pa leje e armeve shperthyese dhe municionit" dhe ne baze te nenit 278/3 i kodit penal e denon me 1 vit burgim.
Ne apikim te nenit 55 te kodit penal ne bashkim te denimeve i pandehuri Fatmir Kolecaj denohet me nje denim te vetem prej me 15 muaj burgim.
Ne aplikim te nenit 406 te kodit te procedures penale duke i ulur 1/3 e denimit te mesiperm i pandehurit Fatmir Kolecaj denohet me 10 muaj burgim. Vuajta e denimit fillon me daten 12.7.2017 dhe do te kryhet ne burg te sigurise se zakonshme.
Arma e zjarrit prove materiale do ti kaloje Komisariatit te Policise lezhe.
Shpenzimet proceduriale penale i ngarkohen te pandehurit.
Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder brenda 15 diteve duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit

Ora 22:51
FOTOT e motër e vëlla që u vranë në Rrëshen

1582667480_EsneraldadheVedisonFilopati.jpg

Këta janë Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe vëllai i saj Vledisoni 34 vjeçar, të cilët u qëlluan me armë duke mbetur të pajetë në oborrin e shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen. Vijon të jetë ende në kërkim Fatmir Kolecaj, ish-bashkëshorti 47-vjeçar i Esmeraldës, nënë e tre fëmijëve.

Ora 22:30
47-vjeçari me precedentë për dhunë në familje shkoi në shtëpinë e ish-gruas të merrte 3 fëmijët

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Kodër Rrëshen, ku mësohet se Fatmir Kalocaj ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij për të marrë 3 fëmijët që kishin bashkë. Mes debateve për të mos i dhënë fëmijët, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj ish-gruas Esmeralda Filopatit dhe vëllait të saj, Vledisonit, duke i lënë të pajetë.

Për ngjarjen e rëndë po merren në pyetje edhe familjarët e të ndjerëve Filopati, ndërkohë që mësohet se gjatë tre viteve pas divorcit, Esmeralda dhe Fatmiri të kenë pasur konflikte të vazhdueshme.Shkak dyshohen fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur t'i marrë ligjërisht edhe për shkak të historikut që kishte pasur më parë me dënimin për dhunë në familje. Pikërisht këto konflikte ishin bërë shkak për ndërprerjen e martesës.

Ora 22:04
Fatmir Kolecaj debatoi me ish-gruan dhe vëllanë e saj, i vrau në oborrin e shtëpisë

1582666755_1582666672rreshen3.jpg

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Kodër Rrëshen të Mirditës. Fatmir Kolecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij Esmeralda Filopati, me të cilën ka tre fëmijë, ku kanë nisur të debatojnë. Në mbrojtje të motrës së tij dhe për të munduar të qetësojë autorin e dyshuar, ka ndërhyrë edhe vëllai i Esmeraldës, Vledison Filopati 34 vjeç, por të dy kanë përfunduar të pajetë. Fatmir Kolecaj kishte ardhur i përgatitur për të bërë një vrasje me paramendim, pasi me vete mbante armën me të cilën qëlloi ndaj vëlla e motër në oborrin e shtëpisë së tyre.  Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e 47-vjeçari i cili pas ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë fshehur në zonën pyjore rreth Kodër Rrëshenit.