Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Filadelfia

 Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Filadelfia

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një mbrëmje diplomimi në një park në Filadelfia. Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00.

Një 24-vjeçar u qëllua në shpinë dhe vdiq pasi u dërgua në spital, thanë dedektivët. Përveç kësaj, një 21-vjeçar u godit në bërryl dhe një 15 vjeçar, 16 vjeç dhe dy 17 vjeçarë u plagosën në këmbë.

Më parë, komisari i policisë së Filadelfias, Riçard Ross u tha gazetarëve një numër më të madh, duke deklaruar se katër të rritur në të njëzetat u plagosën me armë zjarri. 

Ross tha se u qëlluan rreth tetë vetë, ndëra asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Ross u shpreh se tre burra u vunë re në një parking, kur njëri prej tyre eci deri në festë dhe filloi të qëllonte në turmë. Nuk kishte asnjë shenjë apo problem në zonë, tha Ross, duke shtuar se policia ishte e shqetësuar për hakmarrjen dhe planifikoi të rriste patrullimet.

Ngjarja ndodhi në fund të një fundjave të përgjakshme, ku u vranë tre persona dhe 15 mbetën të plagosur në disa incidente të dhunshme në të gjithë qytetin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen