Atentat në Shkodër, vritet 19-vjeçari! Ishte duke pirë kafe në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash! Në kërkim autorët, u larguan me motoçikletë

Me të njëjtin skenar si vrasjet e kryera vitet e fundit në Shkodër, mbrëmjen e kësaj të diele është ekzekutuar 19-vjeçari i identifikuar si Erjon Xhenje. Ora shënonte 20:10 kur i riu u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i viktimës u mor nga autoambulanca pasi qëndroi për rreth 30 minuta në brendësi të lokalit. Policia njofton se janë në kërkim të autorëve që dyshohet të jenë larguar përmes rrugicave dytësore. Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen 'Guerile' është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve. Menjëherë pas të shtënave me armë, e gjithë zona është u rrethua nga forcat e policisë dhe grupi hetimor. Policia nuk ka dhënë ende një motiv për vrasjen, por burime të Report Tv mësojnë se i riu, është kushëri me Sehar Xhenjën, një person me precedentë kriminal në Shkodër.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Lidhja e viktimës me Sehar Xhenjën, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje 

Erjon Xhenje, 19 vjeçari që mbeti i vrarë është i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
VIDEO/ I vranë djalin brenda lokalit në Shkodër me breshëri plumbash, babai i tronditur shpërthen në lot për të birin

 

Arben Xhenje, babai i Erjon Xhenjes 19-vjeçari që u vra në Shkodër ka shpërthyer në lot sapo ka parë të birin e shtrirë dhe pa shenja jete brenda lokalit. Teksa përpiqeshin ta nxirrnin jashtë, ai i lutej policisë që të qëndronte brenda.

Ora 21:55
VIDEO/ Atentati në Shkodër, momenti kur trupi i 19-vjeçarit transportohet drejt morgut me ambulancë

 

Ky është momenti kur trupi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje është duke u transportuar nga lokali ku u ekzekutua në ambulancë. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele ku i riu u vra në lokal teksa pinte kafe nga persona ende të paidentifikuar.

Ora 21:09
Atentati në Shkodër, 500 metra larg vendngjarjes gjendet e djegur motoçikleta dhe arma e zjarrit! Dyshohet se i përket autorëve

1663528100_AMBULANCA.jpg

Rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri Erion Xhenje 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët, njofton policia. Burime bëjnë me dije se lagjia 'Guerrile' është vetëm 500 metra larg vendit ku u krye atentati ndaj të riut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Ora 21:04
U vra sot në Shkodër me breshëri plumbash brenda një lokali! Viktima ishte i afërmi i një personi të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje (EMRAT)

 

Report Tv ka mësuar se viktima Erjon Xhenja ishte i afërmi i Sehar Xhenjes, i cili është shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasjeje ndaj Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. 

Sehar Xhenje, 25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri së bashku me Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, dhe Shkëlzen Xhenje, 29-vjeç, Taulant Pepaj. Objektivi i tyre arriti t’u shpëtojë plumbave ndërsa ata u shpallën në kërkim nga policia më 21 shkurt 2021. Të rinjtë qëlluan mbrëmjen e muajt shkurt të vitit që lamë pas rreth orës 11:50 në lagjen "Skënderbeg", Shkodër në drejtim të automjetit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti ku Sehar Xhenje, Ejlon Hato dhe Shkëlzen Xhenje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Taulant Pepajt, 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç.

 

Ora 20:53
EMRI/ Ja kush është i riu që u vra mbrëmjen e sotme në një lokal në Shkodër

1663526805_shkider.jpg

Erjon Xhenje, 19-vjeç është viktima e atentatit në Shkodër. I riu u qëllua me breshëri plumbash teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e njohur si 'Rruga e Gjerë'.

Ora 20:51
VIDEO/ Ky është lokali ku u vra 19-vjeçari në Shkodër

 

Një 19-vjeçar është vrarë në Shkodër mbrëmjen e sotme. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u qëllua i riu i cili ishte brenda lokalit 'Bar Kafe Mirsad' në zonën e njohur si 'Rruga e Gjerë'.

Ora 20:41
Vrasja në Shkodër/ Viktima u ekzekutua brenda në lokal! Zona rrethohet nga forca të shumta policie, pamje nga vendngjarja

 

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj  të diele në Shkodër.

Gazetari Ergys Kavaja ka siguruar për Report Tv pamjet nga ku ka ndodhur ngjarja. Siç shihet edhe në pamjet në zonë ndodhen forca të shumta policie. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’, brenda në një lokal ndërsa mësohet se trupi i viktimës ende nuk është nxjerrë nga lokali. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aman: 20/09/2022 22:07

    Se tan trimat i keni ne stom-Golem,e mesa duket shpejt kane me shku tjere "trima"

    Përgjigju
  • LAGJA KIRAS: 19/09/2022 21:09

    KUR ISHTE ASTRIT KURMEMAJ NE KIRAS I VETE NE VIJE TE GJITH EDHE MIRIN E TEPES EDHE ATO TE XHABIJES, EDHE KTO TE KIRASIT SI LETE ME DAL PREJ SHPIS KA FRIGA QASHTU ISHTE QAJ DJAL

    Përgjigju
    • LAGJA KIRAS: 21/09/2022 19:30

      KOT NUK THON "KAN RA MALET JAN CU HALET" HALE JE EDHE TI PERDERISA TE DJEG KOMENTI ASTRITI KA KEN 1 EDHE SI AJ NUK BAN MA NANA.PAST RAHMET

    • Lagjes kiras: 21/09/2022 15:50

      Kush tpyti mor legen. Astrit Kurmema nji hajn biçikletash ka ken. Miri e ka degjeneru ket qysh fmi. Dallohesh qe nje fmijaç je se ta kishe njoft astritin mir, tkishte kallxu vet.

    • Tepe: 19/09/2022 21:50

      O ti kirasjani mir kocis ja ka rru k se nuk e ka pas n list ti del me emer iher e shife kush po vehet n vij

  • bledar: 19/09/2022 20:55

    a skan qa bajn lict me komentu ktu a qa rrini e shkruni marrina po kto komenti i ban populli neper stuca tu u msheh e tu shkru mas mi pa kush njerz t trash

    Përgjigju
    • O Bledaro (muhamed): 20/09/2022 17:34

      Del pra prej skutes leni komentet banu burr

  • sadik: 19/09/2022 20:51

    o rrota k**** po qa ka lidhje familja lici me vrasjen e kti 19 vjeqarit qa flisni marrina po leni njerzt terezi vet qa na bani di te dishem neper komente jeni ba ma zi se grat e kqija veq qa bani filani kush ja bani si ja bani japo tha aj kshu japo ashtu rrini punt tjuj se po hani naj tegel pushke se ishtu tu llap se keni per terezi po familja lici ska lidhje me kte ngjarje

    Përgjigju
    • O Muho: 02/10/2022 16:08

      Molla e sherrit ju jeni e din mir t

  • na ishte nji her kirasi: 19/09/2022 14:12

    dikur kur na pyesnin ku rrin ,i thoshim ne kiras te gjith na rrespektoshin ,kishte lezet dikur te gjith kirasianet ishin si vellezer e te bashkuar ishim model per gjith shkodren ,kurse sot po vriten me njeri tjetrit kojshia me kojshi ,sdi qa me thane po veq paqin rahmet te gjith ato viktima djem nanash se gjynah i te madhit zot

    Përgjigju
    • Po e vertet zotri: 19/09/2022 21:07

      Po shum e vertet qytetart shkodran te kirasit ishin shum te njoftur ne te tan shqipnin edhe pse ne i cilesoshim ifije si anadollak por ne pergjithsi ishi te mire te forte dhe trima, ishte ner 2 grupe ma te forta te shkodres dhe 2 grupe me te forte ne te tan shqipnin. Grupi i par MAHALLA CAKAJVE qe kishte djem me te fort te tan shkodres dhe automatikisht te Shqipnis dhe mavon vinte kirasi. Por kirasian te fort ska met ma kush sepse jan tan te vram.

  • Tepe: 19/09/2022 13:14

    Qa pat me kyt mor se sju ka pas borxh shko kapni ata gjelat ne shtoj si rrin tu mshef si mijn e kur dalin dalin me makina blind te marrme borxh medemek si te eger,leni mor te pafajshmit npun tvet se ka mju vra zoti po gjuni njaty ku jau kan ba me borxh.

    Përgjigju
    • Tepe: 19/09/2022 22:33

      Emer: nuk e rruni jo ju se jeni trima hajde iher ntepe e thuj babs vet kto fjal si je tu mi than mu ose shko ne dobraç e masanej te komentojm dhe per ty e shum si puna jote maxhyp kirasi

    • Emer: 19/09/2022 21:37

      Ti tepe keke komplet rrot k* po kush asht aj qe e rrun k* per dike qe ka dek tjetri po e rrespekton se thot kam pas rrespekt per nji njeri qe ka dek njerzit po e harrojn ti po thu frig ik o pall k* dek me naj cep

    • Tepe: 19/09/2022 16:26

      O kiras po mor keni pas rrespekt ju po kur des robi friken e ktheni ne rrespekt e keni ikyt te mir..pa ha iher ta marr vesht se me ken po shkruj se mbane kurioz Per punt e gojes ta kam len ty se je ma mjeshter se nuk te shau kush vet te har shpina.

    • Kiras: 19/09/2022 15:33

      Per sa i perket mirit kena pas rrespekt se ti zdin gja me ke shkrun po si i thojn asaj fjals k* brina ska...ju shkoni vet ja marrni ngoj e mrapa vini ktu tu ba si mjeshtra ik banja i gojore se e paske hallall..

    • Tepe: 19/09/2022 14:49

      Po ty kiras a tkan iq robt e shpis si ju ven grada po skeni faj ju se qysh se iku mir kocia vazhdut tu qel zogj se ai jau ka pas dit ilaqin po ba durim ene pak ba p.robsh

    • Kiras: 19/09/2022 14:07

      Te eger jan e ka tregu historia e perdit i ke tdalun mor robshk*rdhym

  • terrori po vjen: 19/09/2022 02:39

    bobobobo se din qa i kan ba vedit kan dasht me vra ismetin per llogari te asmerit shkelzeni me seharin, qe ju vranen djalin e axhes e morren gjakun direkt po shkelzeni me seharin jan pleshta fansa te kahershem te zjarrt te braqes po se din tesh qa kan me hek as ato se din bajrami djal zotni keka tregu gjithmon nen trajnimin e ibrahimit se prep sma mbush mendjen por nen trajnim te ibrahimit asht ok aj danmethan shkelzen pleshti bo mir me mnigju mu shkelzen edhe ti sehar qoni naj moter a naj nan i 5 minutsh tju zgjidhin punt aty te dhamarinat se ndrysh meqa shof keq puna sju duhet gja aj sport keni ba i 20 mi eurosh e jeni tu u hap kot ato kan miliona euro ju blejn si lagje juve bashk me asmerin hajde rroft bajrrami gjithmon nen trajnimin e ibrahimit hahahaha, ibrahim je legjend. trujt perendia

    Përgjigju
  • Kirasi: 19/09/2022 01:58

    Tash te shkojn zeni me asmerin ti bajn ***** braces

    Përgjigju
    • kirasi: 20/09/2022 23:09

      kur e ka daten me vdek mor?se keni 4 vjet me kto muhabete jo sot jo neser

    • leka: 19/09/2022 20:12

      thuj braces tan nuk tregohet burrnia tu vra fmi e gra e pleq banu burr njeher para se me dek

  • Kirass: 19/09/2022 01:54

    Tash te shkojn zeni me asmerin ti bajn ****** braces

    Përgjigju
  • Qrrrr: 19/09/2022 00:59

    Ju ***** gjakun sokol e mustaf lici e shkatrrut kirasin me intriga e pabesina.

    Përgjigju
    • leka: 19/09/2022 20:13

      familja ma e pa bes ne shkoder familja lici

    • Qrrrr: 19/09/2022 15:11

      Thuju te dalin prej dhamarinave se ju tham tu i knu ty edhe atyne mor te q*sha motra e gra e ca tman pragu i ders.

  • Valencia: 18/09/2022 23:54

    Keni marr zemer se nuk keni pa gja ala por dhe pak do plotsohet formacioni i kombtares se itash jan gjysa te demtum e jane ne stol

    Përgjigju
  • Zenmafja: 18/09/2022 23:41

    Eh mor zen asmeri jam qma pave sherrin kan me na myt maj mafje njiri nfis skan me na lan tapa met jetim si un kap e nisi tshpis jasht se kan me ta vra edhe baben se mu skan qa mbajn mi kan vra tan dalt hajr kja pun ishalla sna marrin peng me na q* nbeth hahaha

    Përgjigju
    • xhevo: 19/09/2022 20:15

      bravo fisi lici shum te zot jeni si ne komente si ne rrug duke vra femi bravo

    • Per muhamedin: 19/09/2022 15:12

      O muhamed o langareq internetit , ti pak i marr ke ken pa tesh keke ba me te rrah ne k*r

    • asmer zenmafja jam: 19/09/2022 11:51

      asmer maj mafje qa me ba maj mafje ta pash sherrin ty qa mu desht mu me qu pak kryt me tpa ty ti je i marum pervedi tpash sherrin maj mafje ku mi qu tshpis na skena ku shkojm as tek shkojm tapo ja fusim naj azil te tan se nuk ka rrug tjeter qa mu desht mu kja pun maj mafje un gjys jetim jam maj mafje po ma mir me na q* nbeth maj mafje e me u mydh ito pun nigjo zen mafjen tan

    • O Muhamed: 19/09/2022 09:17

      Sa ban filozofin ktu del ne terren se lat nam tu vra pleq gra e fmi

  • Albani: 18/09/2022 23:36

    Mos ju zente varri vend o plehra qe vrate nje femije. Nuk njihni me as kanun e as rregull.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/09/2022 23:34

    U be Shqiperia thertore mishi. Vri, pri, digj e pastaj thuaj pse ikni nga ky vend

    Përgjigju
  • Tosi: 18/09/2022 23:20

    Nxireni pak ate lajmin, ose me sakte ate videon qe therriste kameramani dhe Erdogani me pas Edi Edi Edi. Sa te pafytyre jeni o mosntra qe e shojtet kete vend i vute kazmen. Vriten djemte e rinj sepse shteti eshte degjeneruar ne cdo qelize. Sepse ska shkolla e arsim, ska kujdes per edukimik e rinise, ska qendra kulture etj etj ska sport. Ska asgje ky vend fale nje politike 30 vjecare bastarde. Dalin gjimnazistet ne rruge e shikojne moshataret e tyre me makina qindra mijera euro, shikojne veshje shikojne nje luks te pa justifikuar. Arsimtaret jane me rroga 500 mije lekshe. Nga ketu nis edukimi i brezit te ri. Mendoni pas 50 vitesh cfare shoqerie do jemi ne, kush do jete mjek, inxhinjer, arsimtar etj etj ne kete popull bastard qe vazhdon akoma mban ne pushtet nje klase politike qe po e shkaterron ne menyren me te merituar.

    Përgjigju
    • Dituri Shpelle: 19/09/2022 08:41

      Korrigjim jo pas 50 vjetesh, por pas 5 vjetesh cfar brezi do kemi?

  • Kiras: 18/09/2022 22:36

    I ibrahim lici ti je derman per kta pastrus baglash ti i ban me pshurr gjak se i bin ne qaf njerve kot

    Përgjigju
    • xhafa: 19/09/2022 20:18

      banu burra njeher ju lict se mbetet tu vra njerz kot rrugve

    • Kiras: 19/09/2022 14:09

      Po ky trrun bash b*len e majt se deri te e djathta dan pun me shku

    • Kirasii: 19/09/2022 01:59

      Tash te shkojn zeni me asmerin ti baj. ***** braces

    • olti: 18/09/2022 23:09

      rroft ibrahim lici

  • Makina pa timon: 18/09/2022 22:31

    A mund ta sqarojne dikush nga komentuesit se pse ndodhin kto vrasje ne Shkoder? Pse jane ne hasmeri fiset konkretisht?

    Përgjigju
    • Jasim: 19/09/2022 00:36

      Per motren tande

    • news: 18/09/2022 23:44

      2 fiset bajri dhe lici jan ne hasmeri sepse bajrat i vran pabesisht fatbardh licin ky i licve qe bajrat ishin shok me licet e vran pastaj vazhdun ngjarjet

    • Merre 1 timon me varreza: 18/09/2022 23:21

      po skena kohe me te shpjegu ty tash krejt filmin , ke ardh vone , ne kjosh i zoti kape me vones

    • ildi: 18/09/2022 23:07

      hap dokumentarin lici bajri

  • Beni: 18/09/2022 22:17

    Me këto krime makabre po e ulni shumë veten o gangsterat e Shkodrës , vritet një fëmijë pa lidhje fare ? Uroj më të këqiat e zotit për ata legena se burra nuk janë dhe mbase ju qan zemra tër jetën se e meritoni o egërsira të pabesë

    Përgjigju
  • Lek Dugagjini modern: 18/09/2022 22:17

    Ne at shkoder nuk ka met ma burrni, as seder, as kanun ...vec ordinera qe vrasin pa dit gja se qa don me than me ba vrasje . Gjysa e autoreve qe bajne krime jan te millosun ne momentin e krimit sepse sjan nga ato burra qe dalin me b*le por dalin se nxiten e fryhen nga intriganta te vjeter . Jan ba rinia e shkodres si me parti politike : ose jane me bajrat ose jane ne licet . Po rrini o djema shifni hallet tuja e familjet tuja se ato i zgjidhin vet punet e tyne mos u bani viktima te situates . Se nuk ju njeh kush per trima se delni e vritni nji fmi 19 vjecar . Fundit dalt hajer ka pas than gjergj mullaga .

    Përgjigju
  • Vlor: 18/09/2022 22:16

    Nuk e njof po si shqiptar me viene shum shum keq per kete djal 19 gjyah. Ngushellime families

    Përgjigju
  • Alb: 18/09/2022 21:49

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Ske ba burrni o bajram: 18/09/2022 21:44

    Po kjo policia shkodres ca ban dimek se zdin kush jan autort ???? Sante asht bajram cekorja autori , kurse te jatin e bajramit e vrau shkelzeni ne bashkpunim me haton , per hesap te asmerit .

    Përgjigju
    • Shkoder: 18/09/2022 22:21

      Ti shko mso me shkru iher

    • Shkoder: 18/09/2022 22:01

      Per hesap te p*dh*trobve tuj

  • Sokoli: 18/09/2022 21:43

    Ka pas vllan tu sjell seharin ske met me vra ni 19 vjeq o mustaf

    Përgjigju
  • Turi: 18/09/2022 21:40

    Skeni turp more plehra që vratë një fëmijë , mos bëfshi hajër e prokopi në jetën tuaj të ndyrë dhe uroj që zoti tju jap dhjetë fish mbrapsht këtë pisllëk që keni bërë . Dhe ju që komentoni ka marë hak e ku di unë jeni njerëtit më pa vlera që ka bota , ju veriorët gjoja keni kanun e rregulla kështu e zbatoni duke vrarë fëmijë ?

    Përgjigju
  • Tani: 18/09/2022 21:34

    Po zeni barbon ka ken hajdut e man hatoja me rroge e po e qojne viktim po mas ke merak se i vjen dita shpejt e hatos e xenin. Kane vra i plak e kujtunen se banen trimni. I lumtur bajramit ja mori gjakun direkt . Po ka zot nelt

    Përgjigju
    • ja fut kot: 19/09/2022 00:07

      po ca haku m te nje fmij ca haku paska marr

  • Ardiani: 18/09/2022 21:26

    turp me vra nje femi turp te ken ata qe e kan ba kete gje

    Përgjigju
  • O bajram: 18/09/2022 21:24

    Gjynah ky djal i ri pa faj . Te kishe prit dhe pak me gjet shkelzenin se ai ta vrau baben

    Përgjigju
  • Ani: 18/09/2022 21:23

    Dy fise po e qojn dam shkodren sa gjynah , po hapin perdit hasmerina te reja e keqja asht se nuk mbaron ketu e fundi dalt hajr

    Përgjigju
    • kiraskiras: 18/09/2022 22:19

      1 jo 2

  • Visi: 18/09/2022 21:22

    Gjuj mbi brez e nan brez se ska albiter e as burrni ne kto pune

    Përgjigju
  • Kirasi: 18/09/2022 21:18

    Keto jan grupi qe krijoj Tit bilali vellezrit xhenja . Tesh jan me asmerin . Ky i shkreti asht i pafajshem, o bajram ti te kapshe shkelzenin e esmeraldon qe te vran baben jo ket djal te ri kot

    Përgjigju
    • Kiras: 18/09/2022 21:50

      Po ty tkan q* nej moter a qe po i permend varik*rs

    • kirasi: 18/09/2022 21:48

      po ca ka pun esmeraldoja mo??ismetin e vravi zeni me asmerin edhe te dy jan ne kerkim sdalin as ne pengjere me marr ajer po i lumt pushka bajramit e licve se ja moren hakun ismetit flak per flak te dalin prep trimat te vrasin pleq

  • hgf: 18/09/2022 21:09

    smujt me kap Shkelzenin e Haton a?

    Përgjigju
    • Kiras: 18/09/2022 21:57

      Po i hani bash majen e k*rit si njenit si tjetrit.

    • landi: 18/09/2022 21:24

      aj te kapin lict njeher ateher te merret me tjer se lict e moren ne qaf Ismetin ata e nxerren me fol ne intervist

    • Hamza: 18/09/2022 21:24

      Ata nuk dalin ma vlla pernjat nuk mujten por gjynah ky qe ska pas lidhje iku kot kaq i ri

  • Prela: 18/09/2022 21:03

    Bajram cekorja ne aksion ..i vranen baben e morri hakun dor per dor

    Përgjigju
    • Preles: 20/09/2022 12:27

      Na hangsh mu*in ti bashk me bajram morrin e me legena me rradh. Nese iky djal nanet nuk ju ka pas gja per borgj me e vra, dine se ka mju mujt zullumi e ka mju shkatrru I Madhi Allah. Nji legenllek keni ba Allahu ju dhasht hakun.

    • Gjergji: 18/09/2022 21:22

      nje femi kan vra skan ba naj burrni

  • Labi: 18/09/2022 20:32

    Gnith lajmet e japin te vrar vetem ju te plagosur kjo eshte strategji qeveritare per te mos ren direkt impalti tek njerzit sjeni serioz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë