I bëhet atentat 22-vjeçarit te Komuna e Parisit, persona të paidentifikuar e qëllojnë brenda në makinë, merr plumb në këmbë (EMRI DHE FOTO)

TIRANË- Një atentat me armë zjarri është regjistuar mbrëmjen e kësaj të marte te Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se, 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën.  Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen një prezencë e madhe e forcave të policisë si edhe të qytetarëve kureshtarë për të parë dhe mësuar se çfarë ka ndodhur.  Kjo zonë, është mjaft e frekuentuar dhe rrethohet nga biznese me kamera të shumta sigurie, çka mund të ndihmojnë me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si edhe deri në identifikimin e autorit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:39
Dalin fotot, ky është Redi Balla, i plagosuri nga atentati te 'Komuna e Parisit'

1634074900_WhatsAppImage20211012at23.39.15.jpeg1634075397_WhatsAppImage20211012at11.48.47PM1.jpeg1634075409_WhatsAppImage20211012at11.48.47PM.jpeg

Report Tv ka siguruar fotot e Redi Ballës i cili ka mbetur i plagosur ditën e sotme te Komuna e Parisit.

Ora 23:07
Atentati te Komuna e Parisit, zbardhet emri i 22-vjeçarit që ka mbetur i plagosur

1634072921_Sequence03.00090114.Still032.jpg

Report Tv ka mësuar se i plagosur ka mbetur Redi Balla. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi. 

Ora 23:06
Atentati te Komuna e Parisit, i plagosur një 22-vjeçar

1634072212_Sequence03.00124501.Still033.jpg

Policia jep njoftim për atentatin te Komuna e Parisit. 

"Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj", njofton Policia. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Rusia kërkon garanci për moszgjerimin e NATO-s në lindje