Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, njëri vritet me plumb në kokë, tjetri rëndë! Dyshohet për larje hesapesh mes bandave (VIDEO)

GREQI - Dy shqiptarë kanë re pre e një atentati mafioz në Athinë rreth orës 13:00 të 15 dhjetorit. Njëri prej tyre vdiq pasi u qëllua me plumb në kokë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella, 47 vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve në kokë dhë në bark.

Sipas mediave në Greqi atentati ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në veri të Athinës.

Autorët dyshohet se kishin kohë që i vëzhgonin shënjestrat dhe i ndiqnin, teksa me një plan të mirëorganizuar i kanë zënë në pritë me një makinë, që po ditën e sotme (15 Dhjetor) ishte raportuar e vjedhur në Patisia. Ky detaj i bën hetuesit të besojnë se ishte një atentat mafioz dhe po hetohet përplasja mes grupeve kriminale.

Sipas dëshmitarëve okularë, autorët iu afruan viktimave në këmbë dhe ishin të veshur me rroba të zeza. Më pas ata u larguan me makinën e vjedhur. 

“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare. 

Davella nga Mesopotami, kishte edhe nënshtetësi greke dhe ishte pronar i një lokali në lagjen Peristeri të Athinës. Ai në periudhën 2009-2010 është proceduar nga autoritetet për pjesëmarrje në organizatën kriminale të një bosi të njohur. Davella ka qenë mik me 3 personazhe të tjerë të ekzekutuar po ashtu në Greqi vitet e fundit, grekë Manolis Karagiannis (një nga kumbarët më të njohur të jetës së natës), Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Këta të tre me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Ndërkohë, i plagosuri Lolo raportohet se disa ditë më parë kishte shkuar nga Dubai në Athinë, duke qenë se qëndronte mes këtyre dy vendeve.

Media greke ka publikuar edhe një detaj të pas sulmit, ku një djalë i ri (besohet se i biri i viktimës), ka telefonuar shokun e tij, duke i thënë se: "Më kanë vrarë babin!".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, media greke: Ishin të shoqëruar nga një person i tretë

1734285254_thrakomakedonesdolofonia.jpg

Media greke "Protothema.gr" pretendon se një person i tretë ka qenë së bashku me dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat këtë të diëlë në Athinë. 

Ndërkohë që Irakli Davella ndërroi jetë nga një plumb në kokë dhe Edi Lolo mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore, personi i tretë që po i shoqëronte dy shqiptarët nuk ka pësuar asnjë lëndim. 

Ora 17:55
Ekzekutimi i Irakli Davellës në Athinë, mediat greke: U kishte thënë miqve se ishte distancuar nga aktivitetet kriminale

1734282512_image7.jpg

Media greke Neësbomb.gr, ka publikuar detaje lidhur me Irakli Davellën, i cili u vra sot në kafeterinë në kryqëzimin e rrugëve Komotini dhe Aristotelous të Athinës.

Sipas medias greke, viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2011 ishte ngritur një dosje ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica e të cilëve ishin anëtarë të mafies, për krijimin e një organizate kriminale, shantazhe dhe krime të tjera. Pak kohë më vonë, emri i tij u përfshi edhe në një dosje tjetër, me 17 persona, të formuar nga Policia e Sigurisë së Korfuzit për organizatë kriminale, falsifikim dhe shkelje të ligjit për çeket pa mbulim.

Megjithatë, vitet e fundit, ai i kishte thënë të afërmve, miqve dhe njohësve se kishte distancuar veten nga krimi dhe se aktivitetet e tij të vetme ishin bizneset që kishte në Peristeri dhe me qiramarrjen e automjeteve.

Viktima kishte hapur kafene dhe një lojërishte për fëmijë në Perëndim të Athinës, por nuk mundi t’i mbante të gjitha bizneset dhe së fundmi ishte fokusuar në një kafe në Agios Ierotheos. 

Informacione të tjera sugjerojnë se ai kishte lëvizur nga Shën Anargyri dhe tani jetonte në Thrakomakedhonas. Ekzekutori i tij duket se e kishte ndjekur dhe priste momentin e duhur. Kur ai u ngrit nga kafeneja ku ndodhej me një mik dhe u nis drejt makinës së tij, autorët hapi zjarr sapo ai iu afrua automjetit të tij.

Po ashtu, është publikuar fotoja e shqiptarit që u plagos, Edi Lolos. Ai shihet i shtrirë në një barrelë.

Ora 17:49
Atentati në Athinë, media publikon detaje: Djali i viktimës telefonoi shokun dhe i tha ‘më kanë vrarë babin’!

Vendi ku ndodhi atentati

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur sot në Greqi, ku humbi jetën shqiptari Irakli Davella, 47 vjeç dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lolo.

Media greke greke “News247” informon se në pikën ku ndodhi sulmi, në kafeterinë në kryqëzimin e rrugëve Komotini dhe Aristotelous të Athinës, është këndi i lojërave të dyqanit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të kishte ndodhur në rrethana të tjera.

Sipas raportimit në fjalë, “ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: "Më kanë vrarë babanë!".

Ora 17:10
U ekzekutua sot në Athinë, publikohet fotoja e Irakli Davellës

1734278999_iraklidavella.jpg

Irakli Davella

Personi i mësipërm është Irakli Davella, i cili u ekzekutua këtë të diel në Athinë, gjatë një atentati mafioz.

Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella 47 vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve në kokë dhë në bark.

Sipas mediave në Greqi atentati ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në veri të Athinës

Ora 16:09
U ekzekutua me plumb në kokë në Athinë, kush është Irakli Davella! Bizneset në Shqipëri, emri i tij doli dhe në parlamentin grek (FOTO)

1734275510_1734267974xthrakomakedones2243.jpg

Irakli Davella, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.

Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj, nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë sot në Athinë.

Ky i fundit rezulton të kishte pasur lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.

Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njëri prej pjestarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.

Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar sivjet si pjesëtar i një grupi gjobvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë ekzaktësisht 47-vjecari shqiptar.

Bizneset e Irakli Davellës në Greqi e Shqipëri

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar.

Ora 15:14
Athinë/ Mediat greke publikojnë pamjet, shqiptari i vrarë dhe ai i plagosur të shtrirë përtokë

1734272265_thrakomakedones768x432.jpg

Media greke EPT News ka publikuar foto nga vendgjarja e vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Athinë të Greqisë.

Në pamjet e publikuara nga media greke duken dy shqiptarët, Irakli Davella dhe Edi Lolo, të shtrirë përtokë.

Ora 14:48
‘Dëgjuam të shtëna’, dëshmitarja flet për atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë: Autorët ishin veshur me të zeza

1734270602_deshmitarjagreqi.JPG

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga media greke për atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ku njëri prej tyre u vra me plumb në kokë. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.

“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.

Makina me të cilën autorët kanë lëvizur ka qene sipas grupit hetimor e vjedhur mëngjesin e së dielës, çka i bën ata të dyshojnë se atentati është planifikuar me kohë dhe se autorët mund të jenë pjesë e grupeve rivale.

Ora 13:58
EMRAT/ Kush janë 2 shqiptarët që ranë pre e atentatit mafioz në Athinë! Viktima pjesë e një grupi kriminal, i vranë 3 miqtë! I plagosuri erdhi nga Dubai

Irakli Davella, 47 vjeç u vra në një atentat mafioz në Athinë. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.

Irakli Davella nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili quhej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis. Po ashtu më parë i vranë edhe dy miq të tjerë, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Të tre bënin pjesë në grupin kriminal ku ishte edhe Davella. 

Viktima Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.

Ndërkohë, sipas mediave greke shqiptari i plagosur Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 15/12/2024 18:20

    Shteti Grek bashke me neofashistet Grek po vrasin biznesmenat Shqipetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan

Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan