BRUKSEL- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mëngjesin e së dielës. Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën e quajtur Croix de Fer. Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë, ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy të plagosurit u dërguan në spital.
Sipas raportimit të autoriteteve, rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia. Ndërsa, po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Komento