LEZHË- Të shtëna me armë zjarri në Ishull Shëngjin. Policia ka nisur verifikimet në vendin e ngjarjes.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Rrethanat mbeten të paqarta, e ndërsa po administrohen gëzhojat e gjetura.

"Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë,  një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar", njofton Policia.