7 plumba biznesmenit në Laç, pak metra larg derës së shtëpisë! Audi luksoz i 55-vjeçarit bëhet 'shoshë'! 2 djemtë e tij të hetuar për trafik droge! Zbulohen autorët

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç me breshëri kallashnikovi. Report Tv mëson se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip 'Audi Q7' në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba thuhet se e kanë kapur në trup 55-vjeçarin ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se makina është e larë në gjak dhe shoshë nga plumbat.

Sakaq, djali i tij është aksidentuar teksa po shkonte drejt vendit të ngjarjes ku u vra i ati. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes ndërsa djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, babë e bir, Skënder Lika dhe djali i tij.

Dinamika e vrasjes
Rakip Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Report Tv mëson se automjeti me të cilin udhëtonte viktima, ka lëvizur për të paktën 500 metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër tip 'Audi' ku më pas përfundoi në kanal. Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kush ishte Rakip Roli
Raportohet se Roli ishte biznesmen materialesh ndërtimi. Rakip Roli, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Pista e hetimit
Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur dy djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Emiljano dhe Isuf Roli mësohet se janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Kush është autori i dyshuar
Skënder Likaj, autori i dyshuar së bashku me djalin e tij, i krimit sot në fshatin Sanxhak në Laç, ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë. Ai është është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likes i plagosur në Mamurras.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
E shkuara e errët e fisit Likaj, ekzekutuan me 7 plumba biznesmenin sot në Laç, lidhja e ngushtë me emra të njohur të krimit

1639131066_ILIRLIKAJ.jpg

Skënder Likaj, autori i dyshuar së bashku me djalin e tij i krimit sot në fshatin Sanxhak në Laç, ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë.

Ai është është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.  Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët.

Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likes i plagosur në Mamurras.

 

Ora 10:36
Vrasja e biznesmenit në Laç, policia identifikon autorët, dyshohet babë e bir! Pistë hetimi, konfliktet e djemve

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Mendohet se autorët janë babë e bir, S.L., dhe djali i tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Në vitin 2017 Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge.

Ora 10:28
Babai iu ekzekutua, djali përplaset me makinë rrugës për të shkuar në vendngjarje! S'kanë fund fatkeqësitë për familjen Roli sot (VIDEO)

Në tentativë për të shkuar sa më pranë të atit, i cili ishte ekzekutuar, njëri prej djemve të biznesmenit Rakip Roli është përplasur me makinë.

Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë. Ende nuk dihet situata e tij shëndetësore.

 

Ora 10:10
Të hetuar më parë për drogë, ja jeta luksoze e 2 djemve të biznesmenit që u ekzekutua në Laç

 

Emiljano dhe Isuf Roli janë djemtë e biznesmenit që u ekzekutua sot në fshatin Sanxhak të Laçit. Të dy djemtë kanë qenë të hetuar në vitin 2017 për trafik droge.

Ndërkohë që në rrjetet sociale Emiljano dhe vëllai i tretë Sokoli , reklamojnë jetë super luksoze me makina të shtrenjta, alkool dhe udhëtime të shumta.

 

Ora 09:58
E 'larë' në gjak dhe e bërë 'shoshë' nga plumbat, Report Tv siguron pamjet e 'Audi-it' luksoz ku u qëllua për vdekje biznesmeni në Laç

 

Report Tv ka siguruar pamje të automjetit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Sanxhak të Laçit biznesmeni Rakip Roli. Biznesmeni është vrarë me breshëri, ndërsa automjeti i tij tip 'Audi Q7' me targa AA001PB është bërë 'shoshë' nga plumbat, ku sipas pamjeve duket se autorët kanë qëlluar përballë dhe nga krahu i djathtë i makinës. Vetëm në xhamin e përparmë të automjetit numërohen të paktën 7 shenja plumbash. Po ashtu kudo shihen edhe njollat e gjakut.

Ora 09:41
Zbardhet dinamika, biznesmeni në Laç u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga banesa! Në atentat morën pjesë dy persona

Report Tv mëson të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Pilot Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Sipas raportimeve, Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit pas atentatit është përplasur me një makinë tjetër ndërsa më pas ka përfunduar në kanal anash rrugës. Në atentat kanë marrë pjesë dy persona.

Ora 09:33
Vrasja e biznesmenit në Laç, dy djemtë e viktimës u hetuan në vitin 2017 për trafik droge

1639125495_rakiproli.jpg

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e biznesmenit të materialeve të ndërtimit në Laç. Report Tv mëson se dy djemtë e 55-vjeçarit Rakip Roli, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar në vitin 2017 si të përfshirë në trafikun e drogës.

Ora 09:28
Del foto, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Laç

1639125034_roli.jpg

Personi në foto është biznesmeni Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç. Mësohet se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po udhëtonte me makinë në momentin që u qëllua për vdekje.

Ora 09:24
Kush është biznesmeni që u vra në atentat sot në Laç, para 10 viteve plagosi rëndë një 22-vjeçar

 

Foto ilustruese

Rakip Roli, biznesmeni i cili u qëllua për vdekje sot në Laç, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2021 00:28

    Te thuash se e pesuan nga djemte,por dhe keta vete,si viktima,si vrasesi,rivalizojne me femijet e tyre per krime.Molla ka rene nen molle!

    Përgjigju
  • Gen SYZIU: 10/12/2021 20:33

    Kshtu asht kur dun me ba jet lluksoze Me lek perqinje

    Përgjigju
  • Genti: 10/12/2021 20:00

    Luksi i lare me gjak ,sic ka nisur ishalla po rrallohen bisnesmenet e ketij soji

    Përgjigju
  • Elsa: 10/12/2021 16:33

    na mbyten kokepatatet jqj ,frymore qe si duhen as dreqit .....barbare qe jetojne si mos me keq ska luks qe i ben te duken njerez keta barkthare ....

    Përgjigju
  • Altin: 10/12/2021 15:23

    Pronari i kompanise ku punoja (zoteron 100% to companise) qe operon ne 5 continente me vlere $ 800 milion ,vinte ne pune 6 dite te javes me nje Toyota Camry te 1998.18 vjet makine. Ne Shqiperi biznesmena leshi me makina 100 000 euro. ?????????!!!!!!.

    Përgjigju
    • Durresi: 10/12/2021 22:55

      Keshtu esht kur quan biznesmen matrapazin

    • Populli: 10/12/2021 16:34

      Keshtu eshte kur pabuksi behet biznesmen.

  • doni: 10/12/2021 13:20

    Ky plehra laçjan, qe iku siç edhe plehra tjeter Paulin Marku (Gjergji), qe merrej me froge, me kazino e dikur me lokale tek Parku Rinia, beri nje te mire se te pakten u vra ne makinene e tij dhe nuk pati te plagosur. Biznesmenet si puna e tij, e kane rrugen drejt varrezave. Me droge e me plaçkitje nuk ecet ne jete, por me pune, edukim, shkolle e strategji. Shteti, policia, duhet t'i lere keta kafshe te vriten me njeri tjetrin, se po t'i fusesh ne burg, hane ne xhepat e taksapaguesve dhe cenojne sigurine e te burgosurve te tjere.

    Përgjigju
    • Niku: 11/12/2021 23:03

      Kujt i thu pleher ti ne rradh te par . Dhe sa me te sqaru ty k ri ai burr se ka ndru jet ka pas punu shofer kamjoni dikur qe ne vitin 2000 deri nsot kjo familja kan punu me mund dhe me djers i njofim mire jena rrit bashk me to nuk esht se kan pas konflikte ne i njofim si quna puntor dhe i kan ba hyzmet punea qe ju ka ngrit babo vet materiale ndertimi

  • Qytetari: 10/12/2021 11:46

    Pushka top trimave bravo.. ky plehre ka rahur me sende te forta nje 22vjecar,zoti vonon por nuk harron, nje qen me pak rrugeve te Lacit

    Përgjigju
  • Biznesmen !!!: 10/12/2021 11:28

    O idiota, kto jane nje tufe hajdutesh e kriminelesh, Ju i thoni " biznesmen " Ska asnje biznesmen ne kto kohe, 1 % jane biznesmen qe e kane fillu me shkrepse e me soba me korent, makina qepse, Ndonje karburant nga pak, dhe alkol.. Qe ne 1991-92 kane fillu dhe quhen sot si biznesmen, Jo kto qe kane vjedh kuaj e lope e gomer, e kane vjedh shpia, Pastaj kane investu sa me patru leket, sic po vazhdojne ta bejne Dhe fatin e tij pacin vetem pa rreziku tjeret qe skane faj.

    Përgjigju
  • Elian: 10/12/2021 10:20

    Po ca biznesmeni jeni duke fol. Ky rob kot me kot. Pak lajme per ta, ska shume rendesi per publikun qe ju ndjek

    Përgjigju
  • Kaso graso: 10/12/2021 09:54

    Si spjegohet,mor jahu.Te gjithe qe goditjen nga krimi u vitet bishti "biznesmene".Madje shtohen ben bisht se "nuk kishte probleme me askend".Po vehten te urtet pa probleme...

    Përgjigju
    • miku: 10/12/2021 13:48

      keta autoret kan ngren 2 a 3 goditje kohet e fundit e te rruajn lesht

    • Shqipe: 10/12/2021 12:12

      Bravo Shqipe, edhe un ashtu mendoj. Cdo kush ne shqiperi me kto lloj makina qe kushtojn mbi 100 mij euro jan te nje "BIZNESMENI". Po si ka mundesi me te shitur tulla biznesmeni me makin lluksi. Ne shqiperi te gjith keta lloj tipa duhen ber nje skaner se na i vijn leket. Por ne kete rast pa hic gjynafi fare. Gangstera si keta duhen hequr nga socialiteti shqipetar, per nje shqiperi me te mire.

    • Krokodili: 10/12/2021 11:30

      Keshtu eshte moda Kasoo!! Pse te merresh me tregti droge nuk eshte biznes??!! Biznes i mire, madje edhe shume fitimprures...nuk e sheh jeten luksoze qe kane bere??! Tashti nuk do ta bejne me se keta autoret jane fis i madh dhe te gjujne prap!!

  • WTF: 10/12/2021 09:40

    Asnje ndjesi per keto kafshe! Mjafton nje lajm dhe kaq. Mos i jepni hapesire ketyre plehrave se i glorifikoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?