Të shtëna me armë zjarri në Tale të Lezhës, një i plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI)

LEZHË- Një person është plagosur me armë zjarri në plazhin Tale të Lezhës, rreth orës 13:30 larg zonës së pushuesve. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave në një lokal në Tale.

I  plagosuri Alfred Marku, 27 vjeç, banues në Zejmen të Lezhës, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori E.L., 30 vjeç është larguar menjëherë pas plagosjes me një automjet në drejtim të autostradës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Sipas të dhënave paraprake, autori ishte në plazh i shoqëruar nga një vajzë. Dyshimet janë se plagosja ka ndodhur për shkak të ngacmimit së vajzës dhe më pas autori ka plagosur Markun dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

'Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.', njofton policia.

Gjithashtu policia ka mundur të sekuestrojë në vendngjarje celularin e autorit të plagosjes dhe prova të tjera që do t'i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të rastit.

'Autori i  dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç,  pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.', vijon më tej policia.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 21/07/2024 15:46

    I lumte dora.. dava legenesh shqetesijne njerzit kur pushojne…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Bangladeshi përfshihet nga protesta të dhunshme studentore, 151 persona humbin jetën

Bangladeshi përfshihet nga protesta të dhunshme studentore, 151 persona humbin jetën