'Të shtëna me armë zjarri në fshatin Grudë', telefonata e rremë alarmon Policinë e Shkodrës

'Të shtëna me armë zjarri në fshatin Grudë', telefonata e rremë alarmon Policinë e Shkodrës

Një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Grudë, alarmoi Policinë e Shkodrës pasditen e sotme, që u nis menjëherë drejt vendngjarjes së raportuar.

Por pasi mbërritën në zonë, Policia nuk gjeti as vendngjarje dhe as gëzhoja, duke dalë në përfundimin se telefonata kishte qenë e rremë.

Nuk dihet se kush e dha një informacion të tillë të rremë dhe as se për çfarë arsyeje.

Shkodra është një ndër qarqet me problematike sa i përket sigurisë, ku së fundmi u shënuan dy shpërthime tritoli në qendër të qytetit.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar