Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në afërsi të urës së Bunës në Shkodër. Plagosja e ndodhur në orën 17:10, ku i plagosuri i identifikuar si Gëzim Biçi është ndjekur për disa metra nga autori dhe është qëlluar disa herë, ku plumbat e kanë plagosur në zonën e shpatullës. 50-vjeçari është larguar me shpejtësi pas sulmit me armë që iu bë, por për shkak të plagosjes është rrëzuar në tokë në afërsi të urës së Bunës.

Nga pamjet e siguruara nga Report TV, i plagosuri shfaqet i shtrirë, me duart me gjak dhe një plagë në pjesën e shpatullës por në gjendje të vetëdijshme gjatë kohës që është vendosur në barelë për t'u transportuar me ambulancë drejt spitalin rajonal në Shkodër.

I plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa burimet nga spitali i Shkodrës për Report Tv bëjnë me dije se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit disa minuta më vonë, ndërsa konfliketet e pronësisë mes 50-vjeçarit të plagosur dhe autorit kanë qenë motivet e ngjarjes. Burime konfidenciale për Report TV, bëjnë me dije se autori i ngjarjes i cili ka rënë në prangat e policisë është shtetasi me inicialet B.I banues në Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plagosurit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plagosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e shpatullës.

Policia ngriti disa pika të shumta kontrolli në hyrje dhe në dalje të Shkodrës, në fshatin Zus, në hyrje të Shirokës si dhe bëri krehjen e zonës ku u bë e mundur dhe kapja e autorit të ngjarjes, i cili u gjet pranë bregut të lumit Buna.

 

I plagosuri në vendin e ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Plagosja në Shkodër për konflikte pronësie, zbardhet dinamika e ngjarjes

Konflikete e pronësisë mes 50-vjeçarit të plagosur dhe autorit kanë qenë motivet e ngjarjes. Një gurore në pronësi të autorit është bërë mollë sherri me të plagosuri.  Burime konfidenciale për Report TV, bëjnë me dije se autori i ngjarjes i cili ka rënë në prangat e policisë është shtetasi me inicialet B.I banues në Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plagosurit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plagosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e shpatullës.

Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes blutë e Shkodrës kanë bërë rrethimin e zonës, ku pas kontrolleve autori është gjetur pranë bregut të lumit Buna.

Ora 18:29
Plagosi 50-vjeçarin tek ura e Bunës, kapet autori i dyshuar

1588087063_plagosjeshkoder.jpg

Policia ka kapur autorin e dyshuar të plagosjes së 50-vjeçarit me armë zjarri në urën e Bunës në Shkodër. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Gëzim Biçi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori u kap disa minuta pas ngjarjes, pasi policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe bëri krehjen e zonës duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 17:34
Foto nga i plagosuri në Shkodër, i shtrirë e i gjakosur

Report TV siguron fotot e të plagosurit në Shkodër, i cili po merret me barelë për t'u transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Shkodrës.

I shtirë e i gjakosur, i plagosuri duket se ka marrë plagë nga arma e zjarrit në zonën e shpatullës dhe është në gjendje të vetëdijshme në momentin që po hynë në ambulancë me barelën nga mjekët.