Atentati ndaj Marjon Mitros në Vlorë, shoqërohen 8 persona, nuk gjendet asnjë gëzhojë! 2 persona qëlluan ndaj ish anëtarit të bandës së vrasësve me pagesë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në qytetin e Vlorës. Është qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të Marjon Mitros, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt.  Atentati ka ndodhur në lagjen "29 nëntori", pranë bibliotekës së qyetit "Shevqet Musaraj".  Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka 'gërvishtur' në kokë. Ai ka një vit që ka dalë nga burgu dhe lëviste i lirë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarja. Ndërkohë që një automjet land rover është gjendur duke u djegur në aksin Vlorë-Selenicë.

Report Tv ka mësuar se policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona pasi kanë qenë dëshmitarë të atentatit. Ndërkohë që mësohet se nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes por as në automjet. Dyshohet se mund të jetë qëlluar edhe me pistolete me mulli, e cila sipas ekspertëve nuk lë gëzhojë në vendngjarje. Në atentat kanë marrë pjesë dy persona, të cilët pas atentatit kanë djegur makinën dhe janë larguar në këmbë.

Mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, të cilët pas atentatit kanë djegur makinën dhe janë larguar në këmbë.  Ndërkohë që policia është paqartë nëse ata janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Policia e Vlorës tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit pasi sipas tyre është duke u hetua

49-vjeçari, Marjon Mitro që është qëlluar sot me armë, përveçse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin me tritol që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Marjon Mitro është arrestuar në janar të vitit 2014. Banda e Tritolit në të cilën ai bën pjesë është akuzuar se ka bërë atentat edhe ndaj ish-deputetit të PD, Ardjan Kollozi. Ngjarja mund të kishte rezultuar tragjike pasi aty pranë kishte shumë kalimtarë të rastit, ndërkohë që një plumb ka përfunduar në xhamin e një dyqani rrobash.

Në periudhën kur ka bërë atentatin, Mitro ka qenë i punësuar për disa vite si Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë. Nga uniformat blu ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.

Marion Mitro u prangos 6 vite më parë teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ndërsa u dënua fillimisht me 19 vite e më pas ish apeli i krimeve ja uli në 8 vite burg. 49 vjeçari prej 1 viti ishte në liri ndërsa nga ai moment ai kishte rinisur jetën në qytetin e Vlorës pa qenë më një personazh mediatik dhe është liruar pa asnjë njoftim edhe pse konsiderohej një person i rrezikshëm.

(Kliko ketu për të lexuar vendimin për dënimin e Marjon Mitros)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Atentati në Vlorë, Shoqërohen 8 persona! Nuk gjendet asnjë gëzhojë në vendngjarje, dyshimet e policisë

1611660714_108084.jpg

8 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës pasi kanë qenë dëshmitarë të atentatit që është bërë sot në qytetin bregdetar ndaj Marjon Mitros.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes por as në automjet.

Dyshohet se mund të jetë qëlluar edhe me pistolete me mulli, e cila sipas ekspertëve nuk lë gëzhojë në vendngjarje.

Mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, të cilët pas atentatit kanë djegur makinën dhe janë larguar në këmbë.  Ndërkohë që policia është paqartë nëse ata janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Policia e Vlorës tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit pasi sipas tyre është duke u hetuar.

Ora 15:15
Skeda/ Sot iu qëllua shoku në Vlorë, kush është Julian Sinanaj, 'killeri' me pagesë që tronditi Shqipërinë dhe më pas u shndërrua në të 'penduar'

Julian Sinanaj është konsideruar si një prej vrasësve serialë më të rrezikshëm në Shqipëri i akuzuar për një sërë ekzekutimesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Sinanaj është i dyshuar dhe nga drejtësia Greke për një sërë vrasjesh me pagesë të kryera atje, por dhe pse hetuesit grek kanë ardhur 4 herë në Tiranë, ai ka refuzuar të bashkëpunojë, duke heshtur.

Sinanaj i përket të ashtuquajturës “Banda e Tritolit” në Vlorë si dhe autor i vrasjes së Sokol Veizit, Julian Metushajt, Agron Çelës, tritoli në banesën e Ardian Kollozit ish kreut të PD-së në Vlorë, tritoli në automjetin e ish perfektit Besnik Dervishi dhe vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit P.B.

Në fakt është vetë ai i cili ka ndihmuar prokurorët për këto vrasje, një lëvizje e cila e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm. Ai u dënua me 35 vite burg në vitin 2016 ndërkohë që Sinanaj u prangos në fillim të vitit 2014 i cili pasi kishte marrë një banesë me qira po përgatiste vrasjen e biznesmenit P.B.

Për kryerjen e vrasjeve, Julian Sinanaj ishte i stërvitur mirë në Greqi. Ai paguhej me shuma të mëdha parash, çka dëshmohet dhe nga jeta e luksit që ai bënte. “Pjesën më të madhe të parave që merrja nga vrasjet ia dërgoja familjes në Greqi, ndërkohë që pjesën tjetër e mbaja për vehte, duke e përdorur për kazino, femra dhe udhëtime jashtë shtetit”.

Kështu është shprehur Julian Sinanaj, i penduari drejtësisë kur është pyetur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, se çfarë i bënte lekët që u merrte Marjon Mitros dhe dy kushërinjve Mëhillaj. Në dëshminë e tij, Sinanaj ka rrëfyer se një pjesë të lekëve e ka përdorur për t'i plotësuar dëshirat vetes, ku kryesisht luante kazino, shkonte me femra si dhe kryente udhëtime jashtë shtetit. Sipas Sinanajt, një pjesë të parave i përdorte edhe për blerjen e armatimit dhe tritolit, me të cilat e furnizonte gjithmonë i penduari tjetër Ndriçim Gjokona.

Sipas Sinanaj, herë pas here shoqërohej me femra në mënyrë që të mos binte në sy të policisë, por edhe të personave që ai kishte piketuar për të vrarë. Nëpërmjet shoqërisë së femrave ai “maskohej”, nga ku me aparatin fotografik kryente dhe fotot e biznesmenëve të ndryshëm. Sipas tij, ka pasur raste kur ulej shumë afër njerëzve që do i vrite në lokale dhe restorante të ndryshme, duke i dëgjuar dhe rreth bisedave që ata bënin në tavolinë.

Ora 13:21
VIDEO/ Gjendet makinë e djegur në Vlorë, dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Mitros

Në aksin Vlorë-Selenicë policia ka gjetur një makinë të djegur tërësisht. Dyshohet se është makina e nga e cila është qëlluar sot Marjon Mitro, i cili ka mbetur i plagosur. Makina e gjetur totalisht e shkrumbuar.

Ora 12:45
Atentati me armë në Vlorë, një prej plumbave në xhamin e një biznesi (Pamjet)

Nga atentati me armë zjarri mëngjesin e sotëm ndaj Mario Mitros, një prej plumbave ka kapur dhe xhamin e një biznesi rrobash.

1611661558_xham.jpg

Ora 12:45
Marjon Mitro shpëton për mrekulli, një plumb e merr në krah, tjetri 'i qeth' kokën! Gjendet një 'Land Rover' i djegur (VIDEO)

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka kapur shkarazi në kokë.

Ndërkohë që një automjet land rover është gjendur duke u djegur në aksin Vlorë-Selenicë.

Ora 12:38
U qëllua sot në Vlorë, Marjon Mitro porositi atentatin ndaj ish-Prefektit të Vlorës

49-vjeçari, Marjon Mitro që është qëlluar sot me arme, përveccse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

 

Ora 12:31
U qëllua sot me armë në Vlorë, kush është Marjon Mitro, ish anëtar i bandës së vrasësve me pagesë së Julian Sinanajt

I plagosuri sot në Vlorë nga një makinë në lëvizje është Marjon Mitro, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt/

Gjithashtu Marjon Mitro i dënuar me 8 vite burgim në grupin e tritolit në Vlorë.

 

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento

Komente

  • Ismail Qemali: 27/01/2021 15:47

    Media shkruan cfare i do qejfi gazetareve pa bere nje kontroll minimal te fakteve duke hedhur balte mbi njerez qe si kane borxh askujt dhe Shoqeria e ndritur Shqiptare e zhytur ne Injorancen e vete te parikuperueshme komenton fshehur haleve.

    Përgjigju
  • Vlora: 27/01/2021 00:04

    Sa shpejt dalin nga burgu keta terroristet. Mos u merzit Marjon se te paska ardhur ora. Mbase ta bejne ashtu si doje t'ja beje ish prefektit. Besoj se ashtu do i pelqente edhe familjes tende more pis.

    Përgjigju
  • Nar Musta: 26/01/2021 21:07

    Vetem trim qe nuk esht ky esht peshkagur

    Përgjigju
    • Çiço vlore: 26/01/2021 22:29

      Hajde se ktu jemi

    • Petrika: 26/01/2021 22:28

      Aty je ti te vim te pim na nje got

  • cuni: 26/01/2021 18:08

    Ah po perjashta qenka ky?he se heren tjeter e rregullojne shenjestren se nuk e ka te gjate.qysh levizka lirshem mor jahu?qenka trim kur e di cfar ka bere e me ke ka te beje.bravo...o esht trim ose do te vdesi se nuk ka mundesi

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ulet numri i testimeve, bien shifrat e të infektuarve me COVID, shënohen 764 raste të reja, ndërrojnë jetë 20 qytetarë