Pallati i Marsidës trondit sërish Kavajën/ Pronari i lokalit vret klientin me plumb pas koke pas sherrit, të dy të dehur

Qyteti i Kavajës tronditet sërish nga një vrasje me armë. Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 pronari i një lokali qëlloi për vdekje klientin. Viktima është Marius Ismaili 26-vjeç, ndërsa autori është Xhevdet Lecini 60-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Kavajë në katin e parë ku Lecini kishte lokalin, në të njëjtin pallat ku banon Marsida Qatja (lexo ketu cfare ndodhi ne 10 tetor).

Të dy të dehur, pasi kishin pirë për 7 orë, fillimisht Lecini dhe Ismaili kanë debatuar me njëri tjetrin, ndërsa më pas pronari i lokalit ka shkuar në shtëpi, në katin e tretë të pallatit ka marrë armën e gjahut që kishte me leje dhe në momentin që ka hyrë në lokal e ka qëlluar me një plumb pas koke të riun duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, autori nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar vetë në polici.

Të dy, autori dhe viktima nuk janë të panjohur për policinë e qytetit të Kavajës. Një burim nga grupi hetimor i tha Report Tv se viktima kohët e fundit ka qenë shoqëruar disa herë në polici pasi dyshohej se ishte shpërndarës droge, ndërsa në vitin 2012 ka qenë i arrestuar për vjedhje dhe tentativë vrasje së bashku me një tjetër person. Probleme me drejtësinë më parë ka pasur edhe autori, por në kohën e komunizmit, ku ka qenë i arrestuar për plagosje, por Lecini pretendonte se e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Artur Korriku, Arsen Rusta dhe Xhensila Kodra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
Vrasja në Kavajë, flet autori: Kishim 7 orë që pinim, u errësova dhe e qëllova

Report Tv zbardh dëshminë e autorit të vrasjes në Kavajë mbrëmjen e sotme. Xhevdet Lecini 60-vjeç me duart në kokë i shokuar për atë që ndodhi është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës. "Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava" mësohet se ka thënë Lecini. Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 10/12/2019 06:51

    Ehh punë pylli ky pallat kurva burrat kurva gratë..

    Përgjigju
  • Loti: 10/12/2019 04:38

    Iku marsida

    Përgjigju
  • Njoni: 09/12/2019 21:08

    Ç'është kjo "pallati i Marsidës" iku Marsida mbaroi lajmi saj prej kohësh, nuk ka asnjë lidhje Marsida me këtë ngjarje dhe ju nuk keni asnjë të drejtë ti përmendni emrin se pastaj ju denoncon ajo (me të drejtë do të thoja).

    Përgjigju
  • qytetari: 09/12/2019 20:01

    Pse nuk e puthe po e vrave o kriminel? Ky kriminel vetem burg perjete duhet te denohet,dhe te pijne perseri.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/12/2019 19:53

    Kot nuk thonë: “nganjëherë fatin e përcakton emri” Lind një fëmijë e i ve një emër të bukur me shpresën që të bëhet ashtu si personi qe ka patur atë emër, por ka dhe nga ata raste që lind fëmijë dhe këtë e emërton Xhevdet.

    Përgjigju
    • Stalla: 09/12/2019 20:47

      Nëse nuk ke dicka të zgjuar për të thënë mund edhe të mos komentosh.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?