Atentat në Vlorë, qëllohet për vdekje nga një mjet me targa italiane 41-vjeçari! I dënuar më parë për bashkëpunim në një vrasje (EMRI)

VLORË- Laertjad Kekaj, 41-vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri nga një atentat mafioz mbrëmjen e sotme (9 shtator 2023) në Vlorë. Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse, dhe sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar disa të shtëna.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, raporton se 41-vjeçari, i cili rezulton se ka ndryshuar gjeneralitete, emrin e mbiemrin, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Sipas të njëjtave burime autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima me precedent të theksuar penal
Laertjad Kekaj është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg. Burime thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.

Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë, dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatin. Brenda mjetit që është shkrumbuar totalisht janë gjetur dhe armë. Policia ka ngritur prostoblloqe me qëllim kapjen e autorëve ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën.

Raportoi nga Vlora gazetari i Report Tv Armand Xhelili 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:03
VIDEO/Makina e djegur pas atentatit në Vlorë, brenda u gjet një kallashnikov! FNSH 'po kreh' Sevasterin

Report Tv sjell pamje të makinës që u gjet e djegur në fshatin Kotë të Vlorës pak minuta pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar.

Dyshohet se makina u përket autorëve që ekzekutuan Laertjad Kekajn dhe se brenda është gjetur një kallashnikov që dyshohen se është përdorur në vrasje.

FNSH po kreh zonën në Sevaster informon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili.

Makina ngjyrë e errët është shkrumbuar totalisht.

 

Ora 23:50
Atentati në Vlorë, Laertjad Kekaj u qëllua në motor, më pas autori e ndoqi dhe 100 metra në këmbë

1694294546_laertkeka.jpg

Report Tv mëson detaje të reja lidhur me atentatin që tronditi mbrëmjen e 9 shtatorit 2023 qytetin e Vlorës.

Të shtënat e para kanë qenë para bibliotekës. Mësohet se autori ka qëlluar Laertjad Kekajn teksa ka qenë në motor. Në këtë moment 41 vjeçari është rrëzuar nga motori dhe ka ecur 100 metra në këmbë i ndjekur dhe nga autori.

Ora 23:16
Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorëve

1694290601_233.jpg

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Laertjad Kekajn

‘Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.

Ora 23:13
U vra në Vlorë, 41-vjeçari në vitet 2000 kishte marrë peng një kambist dhe e kishte ekzekutuar

1694293619_laertkeka.jpg

Laert Keka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë rezulton një person me precedent penal. Burime për Report Tv thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë. Viktima ka vuajtur mbi 10 vite burg.

Ora 22:53
Atentati në Vlorë, Nëndrejtori i policisë: Jemi në ndjekje të autorëve, janë bllokuar pikat kryesore të qytetit

 

Ekspertë të kriminalistës dhe të policisë po punojnë për të mbledhur prova që do të ndihmojnë në zbardhjen e autorëve të krimit të vrasjes së ndodhur rreth orës 21:50 në vendin e quajtur Kisha Ortodokse në Vlorë.

Nëndrejtori për Rendin dhe Sigurinë, kryekomisari Gazmend Shehu në vendngjarje në një prononcim për median tha se janë ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorëve të mundshëm.

Nga persona të armatosur është shtënë me armë zjarri drejt një personi që ka gjetur vdekjen e menjëhershme0. Janë marrë masat për ndjekjen e autorëve. Janë bllokuar pikat e qytetit”

Ora 22:45
FOTO/ Kush është viktima e atentatit në Vlorë, 41-vjeçari rezulton i dënuar për bashkëpunim në një vrasje

1694292143_leokekavlore.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë. Mësohet se, viktima, Laert Keka rezulton se kishte qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Sipas gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili, 41-vjeçari është qëlluar nga një person i maskuar i cili ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Ora 22:45
Vrasja në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në fshatin Kote! Dyshohet se u përket autorëve

1694290601_233.jpg

Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë. Dyshohet se makina u perket atentatorëve të cilët ekzekutuan për vdekje Laertjad Kekajn mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ora 22:36
Atentati në Vlorë, trupi i viktimës ende në vendngjarje! Kishte ndryshuar gjeneralitetet

1694291797_vlore.jpg

Laertjad Kekaj është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri nga persona ende te paidentifikuar në Vlorë. 41-vjeçari është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, viktima ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Mësohet se Laertjad Kekaj kishte ndryshuar edhe emrin edhe mbiemrin.

Ora 22:16
Atentati me një viktimë në Vlorë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku mbeti i vdekur Laertjad Kekaj. Siç duket viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar nga një makinë.

Ora 22:10
Emri/ Vrasje në Vlorë, kush është viktima! U qëllua nga një makinë me targa italiane

1694290488_14ed8185c8fe4bbe8fc13bd656c44824.jpg

Report Tv mëson se një person është vrarë në Vlorë. Viktimë ka mbetur Laertjad Kekaj, i cili thuhet se është qëlluar nga një makinë me targa italiane.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cun vlore: 10/09/2023 09:09

    O rezi.. esh ky djali q ka ber komentin per cunat e oslos dhe flet pa ditur gjerat.. si dhe ai tjetri qe ka fol per inin.. dhe me rradh flleqsira te ndryshme si keta.. trimat vdesin kshu si ky djali… kurse ata si ty marrin cekanin ne ball. Respekte

    Përgjigju
  • Edukim Shtarak: 10/09/2023 08:17

    Do futur si ore mesimi stervitja ushtarake ne shkolla,qitësi nuk duhet ta qellonte dy here ,nje here ne motor dhe nje here tjeter 100 m larg motorit. Komisioni provimit i jep qitësit notën 5. Shënim: Nota me e ulet kaluese eshte Nota 5.

    Përgjigju
    • Ired: 11/09/2023 04:14

      Po po ne humbje oslo se nga camet pak kan vdek. Kan ikur na vlora tere

    • RosRedi: 10/09/2023 08:57

      Kjo esht luft oslo me camet oslo prap ne humbje po ikin djemt te rinj

  • Polici me kobure: 10/09/2023 07:46

    U barazu ndeshja: ka vrare e vrane. Mbaroi puna. Tjetri tani por ishalla jo me viktima te pa fajshem

    Përgjigju
  • Vlora: 10/09/2023 07:13

    Para 10 ditesh u mbush 1 vit pa atentate ne vlore hera e pare ne 39 vete gezuar

    Përgjigju
  • Njoni: 10/09/2023 07:13

    Boni kome te Pa lidhje. O njers kush ka vra do vritet..leti voj dhe makinen e policis pas per ruatje kush ka vra do vritet. Kjo osht nje mesim per te tjeret te mendohen 2 here para se te vras njeri. Nuk ta fal kush gjakun sidomos në shqiptaret . Dhe mete drejt e kemi. Po ti fusi shteti në burg perjetshem po. Ndoshta mbyllet hakmarrja Por ai vret njeri e vazbdon jeten jash bo dhe si I fort dhe njerzit e viktimes duhen ti ruhen ketyre palo kriminelesh. Mir Ja kan bo.

    Përgjigju
  • xhemal: 10/09/2023 07:12

    Drejtesia e plepave Ka lene gjurme si 1997,Denonte viktimen Jo vrasesin.ky qe u vra eshte vittime e drejtesise,ne Burg do ishte gjalle..nje zhvates ,vrases eshte denuar 10 vjet?????? keshtu lidin gjyqtaret e nates...mos shkruani kot po' mendoni prepara shkaqet pse ndodhin..nuk ruhet cdo shkurre me Police..kjo ngjarje eshte vetegjyqesi

    Përgjigju
  • Santiago: 10/09/2023 02:08

    Vazhdon radha aty te konadi

    Përgjigju
    • Santiago: 11/09/2023 00:09

      Ahah tamam po per at kromash sja vlen te pagosh as plumbin 1 euro

    • Vlora: 10/09/2023 22:06

      Pastaj i vin rradha Niçe legenit ushtarit që u nxjerr motrën shokëve nuk ngeli asnjë shok pa ja respektuar motrën.

    • Vlora: 10/09/2023 09:10

      E ka rradhën Luço shtëpi prishuri se është hapur shumë. Po për Laertin më vjen gjynah qoftë i Xhenetit Allahu e mëshiroftë!

  • Alb: 10/09/2023 01:42

    Ne Demokraci nodhi keto gjera.

    Përgjigju
  • edi rama: 10/09/2023 00:57

    DHE ME KETO VRASJE NE MES TE QYTETIT E NE MES TE SEZONIT TURISTIK JU UROJ NJE DITE TE MBARE...

    Përgjigju
  • Baba karlo: 10/09/2023 00:27

    I kujt grupi ishte ky

    Përgjigju
  • Bosi: 09/09/2023 23:45

    Prap u trazuan ujrat ne vlor, se kur do mbaroj kjo luft nje zot e di

    Përgjigju
    • Cun Vlore: 10/09/2023 08:57

      O rezi sa shume paska luajt gruaja jote me cunat e oslos mor vella.. trimat e kan fundin si ky djali. Kurse lavire si puna jote marrin cekanin ne ball

    • Rezi: 10/09/2023 06:43

      Oslo prap ne hunbje ca fatkeqsie po ikin nje nga nje dhe prap bejn si te fort dilni nga vryma oslo trima

    • Bosi 2: 10/09/2023 00:44

      Sa lufte kjo , vrasje per hakmarrje shkurt

  • Agron: 09/09/2023 23:15

    A shkoi ministri ne vlore apo eshte duke u marre akoma me ate kallzimin e asaj gruas ne fushe kruje qe ben fjale me kunaten per dashnoret ??

    Përgjigju
  • Camorra: 09/09/2023 22:41

    U ndez dhe njehere vlora

    Përgjigju
    • Totila: 10/09/2023 07:31

      Ah mor ini kakaci qe. I more qaf gjith shoket po te ikin nje nga nje

  • Roni: 09/09/2023 22:26

    Makina ishte gri dhe jo e zeze. Po keshtu eshte kur komisarjati dixhital nuk funksionon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi bodurë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi bodurë