Nuk raportohen të lënduar dhe nuk është gjetur asnjë i dyshuar pas një kontrolli në park dhe zonën përreth, thotë agjencia.

Shërbimi Sekret i SHBA-së tha të dielën se po hetonte raportet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Parkut Lafayette, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë.

Nuk u raportuan të lënduar dhe asnjë i dyshuar nuk u gjet pas një kontrolli të parkut dhe zonës përreth pas mesnatës, tha agjencia në një postim online.

Donald Trump po e kalonte fundjavën në Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm mbi incidentin. Operacionet e Shtëpisë së Bardhë mbetën normale, por siguria në zonë u rrit, sipas Shërbimit Sekret.

Parku ka qenë i rrethuar me gardh për javë të tëra, teksa po kryheshin punime për rinovimin e tij, shkruan The Guardian.

Shërbimi Sekret tha se po bashkëpunonte me policinë e Distriktit të Kolumbias dhe Policinë e Parkut të SHBA-së, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.