Të shtëna në një shkollë fillore në Bosnje-Hercegovinë, arrestohet autori i mitur! 2 të plagosur
Policia në oborrin e shkollës
Nxënësi, i cili në fund të qershorit do të mbushë 14 vjet, dyshohet se të mërkurën, më 14 qershor, ka plagosur rëndë zëvendësdrejtorin dhe mësimdhënësin e Gjuhës Angleze në shkollën fillore në Lukavac afër Tuzlës, në Bosnje e Hercegovinë.
Prokuroria e Kantonit të Tuzlës bëri të ditur se i mituri ka qëlluar disa herë në drejtim të mësuesit dhe me një prej plumbave e ka qëlluar në qafë. Policia e ka dërguar në komisariatin e policisë vendore dhe po zhvillohen hetime për detajet.
Ministri i Arsimit i Kantonit të Tuzlës, Ahmed Omeroviq, në një konferencë për media tha se ky nxënës në fund të vitit të kaluar ishte transferuar në një shkollë tjetër në atë qytet si pasojë e masës disiplinore.
Kryetari i Komunës së Lukavacit, Edin Deliq, duke folur për ngjarjen, u ka bërë thirrje prindërve që mos shkaktojnë panik pasi në mesine të lënduarve nuk ka fëmijë.
"Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që të mos shkaktojnë panik. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë", ka thënë Deliq në Facebook. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të shtënat në shkollë janë raportuar rreth orës 9:00 të mëngjesit.
Qendra Klinike Universitare e Tuzllës bëri të ditur se një pacient me iniciale O.N është shtruar aty për shkak të plagës me armë zjarri në qafë.
“Pacienti është intubuar dhe operacioni është në vazhdim”, kanë thënë nga spitali./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Qytetari denoncon: Qëlluan me armë zjarri në drejt makinës sime
19 Nëntor, 08:16
-
E rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë në një lokal, humbin jetën 2 persona! Autor dyshohet djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë
13 Nëntor, 19:43
-
SHBA-ja sanksionon një individ dhe një kompani të lidhur me familjen e Dodikut
6 Nëntor, 19:40
-
Begaj dekreton ambasadoren e Kroacisë (EMRI)
5 Nëntor, 16:38
-
Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia në kërkim të autorit
4 Nëntor, 14:02
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor, 17:15
-
'Partner i besueshëm i përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë', Begaj nga Bosnja: Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm
22 Tetor, 16:16
-
KE për Planin e Rritjes 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë. Ja vendi që do përfitojë më shumë dhe sa merr Shqipëria
20 Tetor, 17:34
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente
6 Tetor, 08:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person
20 Shtator, 11:45