Atentat i dështuar në Bushat të Vaut të Dejës! Qëllohet me breshëri kallashnikovi ndaj ‘Audit’ të blinduar, në kërkim vëllezërit Prendi e një tjetër

Shkodër - Dy personave, të cilëve policia e Shkodrës nuk ia zbulon emrat për shkak të hetimeve, iu bë atentat mbrëmjen e së premtes (23 gusht 2024) në fshatin Rranxë të Bushatit.

Ty dy, ndodheshin brenda një automjeti të blinduar, Audi me targa gjermane, kur ndaj tyre u lëshua breshëri kallashnikovi. Zyrtarisht policia shprehet e rezervuar në informacione, por burimet thonë se autorët, tashmë të identifikuar, kanë qëlluar në ecje nga një motor dhe me një automjet BMV.

Zyrtarisht sipas bluve të Shkodrës, 3 janë autorët që kanë qëlluar, por nuk jep emrat e tyre, edhe pse jo zyrtarisht flitet për 2 vëllezër me mbiemrin Prendi nga fshati Rranxë ku ndodhi atentati, dhe një person i tretë. 

Burime të pakonfirmuara thonë se hetuesit kanë gjetur edhe automjetin e autorëve, i cili jo zyrtarisht thuhet se ka gjurmë plumbash, çka mund të lë hapësirë se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri.

Dyshja brenda automjeti të blinduar nuk ka pësuar asnjë lëndim, të cilët policia i ka identifikuar, por nuk i përmend as si persona në kërkim as të ndaluar, çka lë dyshime që edhe ata të kenë braktisur në rrugë Audi-n, e të jenë larguar, me një tjetër automjet që dyshohet se e kishin për mbështetje. 

Burime jo zyrtare thonë personat me Audi po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

Të dyshuarit akuzohen për “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentative  kryer në bashkëpunim  dhe armëmbajtje pa leje.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 24/08/2024 21:10

    Banda e bajreve me bekimin e Ed Rames ka nxjerre zagaret tu vu gjoba! Zullumi kputet per se trashi.

    Përgjigju
  • Alo: 24/08/2024 18:13

    Hato ka ken ne blind . Personi me i kerkuar e del me blind me targa te huaja mes shkodres tan diten xhiro

    Përgjigju
    • Kape se iku: 24/08/2024 19:39

      Hatoja ta sh.k.e at qe ke nshpi po qa po tban aj ty apo spijonlleku ngjak

  • Hajriu: 24/08/2024 17:51

    Vend shkerdhate.

    Përgjigju
  • 2030: 24/08/2024 17:08

    Kto shkojn per atentat e policia shpall ne kerkim e xjerr akuza per ato qe.mbrohen n shpi y vet

    Përgjigju
  • 313: 24/08/2024 15:33

    nga 313 iku ne shkoder i ben atentat edhe u kthy prap ne 313

    Përgjigju
    • Beni: 24/08/2024 18:32

      Mos shif endrra o gjigand Seshte ne burg ai, eshte ne kerkim.. Ne burg jane shoket! Po ku ka lidhje shteti ne shkoder as lezhe e lac e veri e jug, Shtet ska ne tirane jo me ne provinca...

  • AltinTop: 24/08/2024 15:23

    Po ato brenda makinave kush ishin?? Apo ngaqe blindat e tyre i lejon policia te levizin…nuk kane emra.

    Përgjigju
  • emigranti: 24/08/2024 15:22

    Mire se vini ne Shqiperine turistike te Edi Rames!

    Përgjigju
  • Uka: 24/08/2024 14:06

    Fshatarve te shkret ju nxjerrni emrat , bajreve jo ! Hajde polici hajde

    Përgjigju
    • E verteta: 24/08/2024 19:16

      Patjeter perse cfare kujton ti se policia e shtetit eshte per te mbrojtur jetet e njerezve? Eshte totalisht ne sherbim te bandave dhe bashkepunon ngushte me to. I ke pare pergjimet?

    • Lab: 24/08/2024 18:10

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia