U kapën me 332 kg kanabis dhe kultivuan 32 mijë rrënjë narkotike në 2022, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe

U kapën me 332 kg kanabis dhe kultivuan 32 mijë rrënjë narkotike në 2022, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe

Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim grupin kriminal prej 23 personash, të cilët në 17 qershor 2022 kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, si dhe iu gjetën 246 kg kanabis në thasë. Po ashtu, për gjykim është dërguar edhe një ngjarje e datës 12 tetor 2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, ku u sekuestrua 86.05 kanabis. Në total, për dy episodet që janë dërguar për gjykim, grupit i është sekuestruar 332 kg kanabis dhe u asgjësuan 32 mijë rrënjë kanabis të kultivuara.

Për gjykim janë dërguar Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta. Ndaj tyre rëndon akuza “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Rasti i parë është zbuluar më datë 17.06.2022, në fshatin Vallas të Oblikut. Në këtë territor janë konstatuar parcela të mbjella me bimë 32 mijë rrënjë kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për kultivimin e drogës është gjetur në total 246.05 kg kanabis.

Organizator i kultivimit të drogës në Oblik akuzohet se është Arian Popa, ndaj të cilt janë ngritur akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të njëjtat akuzuar janë ngritur edhe për Arben Uruçin, Ardjan Tahirin, Samet Dahatin, Besar Lejthizën, Izmir Dahatin, Ermis Selën, Afrim Dahatin, të cilët sipas SPAK kanë qenë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal. Për Liljana Çopanin dhe Vajdije Allamani, të cilat kanë kryer procesin e përpunimit të kanabisit, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Episodi i dytë që është hetuar dhe dërguar për gjykim nga SPAK është i datës 12.10.2022, në fshatin Bleran-Bardhaj. Në këtë territor, policia ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.

Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme është akuzuar Pjetër Gjoni dhe ndaj tij rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,

Pjesë e kërij grupi ishin edhe Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë