Të shtënat në Tiranë, identifikohet
i plagosuri,i dënuar për prostitucion

Policia e kryeqytetit ka mundur që të identifikojë personin e plagosur një ditë më parë në një lokal në kryeqytet. 
 
I plagosur nga përplasja me armë në zonën e ish-parkut të Autobusëve është 34-vjeçari Nelgert Pata.
 
Sipas të dhënave 34-vjeçari ka qenë u dënuar me 16 vite burg, për shfrytëzim prostitucioni.
 
Pata është dënuar nga gjykata e Apelit, në vitin 2008, pasi sëbashku me babanë e tij, Astrit Pata  u akuzuan se kishin shfrytëzuar si prostitutë në Norvegji shtetasen me iniciale S.K, dëshmia e së cilës ishte edhe prova kyçe për dënimin e tyre.
 
Ndërkaq, 34-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.
 
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit të djeshëm të ndodhur tek rruga e Kavajës, por Policia po merr në pyetje të plagosurin, i cili nuk u paraqit as për të marrë ndihmë mjekësore.
 
Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë për ngjarjen, njëri prej të cilëve është nga Kosova. Flamur Hoti dhe Anton Azizi, 26 dhe 31-vjeç, dyshohet se kanë lidhje me konfliktin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua