Të shtrënguar dorë për dore deri në fund, çifti britanik humb jetën si pasojë e COVID-19

Të shtrënguar dorë për dore deri në fund, çifti britanik humb jetën si pasojë e COVID-19

Margaret dhe Derek Firth

Pavarësisht frikës nga vdekja, Margaret dhe Derek Firth qëndruan të shtrënguar dorë për dore deri në fund.

Fotoja prekëse e çiftit britanik është kapur pikërisht disa orë përpara se të dy të humbnin jetën e tyre si pasojë e COVID-19.

Sipas mediave britanike, Margaret dhe Derek Firth, të dy 91 vjeç, ndërruan jetë në spitalin e Përgjithshëm të Trafford, pasi prej javësh ndodheshin aty për shkak të infektimit me COVID-19.

Margaret ishte ajo që u infektua e para me koronavirus, ndërkohë që më vonë shfaqi simptoma edhe Derek.

Fillimisht ata u shtruan në spitale të ndryshme, por më pas për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore, vendosen që t’i bashkonin.  

Dashuria e çiftit britanik, lindi kur të dy ishin nga 15 vjeç dhe që nga ai moment ata nuk u ndanë më…deri në fund.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik