Të shtunën në orën 15:30 të gjithë futbolldashësit në botë do të kthejnë kokën nga Gjermania pasi Bundesliga është i pari kampionat në Europë që do të rinisë pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Deri në momentin që topi të rrotullohet sërish do kenë kaluar fiks 2 muaj e 3 ditë, pasi me 13 mars ashtu si shumë kampionate të tjera të rëndësishme në Europë edhe Bundesliga vendosi të ndërpritej.
Sigurisht që ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, por java e 26 e kampionatit gjerman rezervon përballje interesante. Mbi të tjera spikat derbi i R’Urhit në Sigal Iduna Park, mes Dortmund dhe Schalkes. Po në orën 15:30 do të zbresin në fushë edhe dy skuadra të Bundesligës ku luajnë shqiptarë. Paterborni i Jurgen Gjasulës do të përballet në transfertë me Dusseldorf, ndërsa Freiburgu i Abrashit me Leipzig po në transfertë.