Të shtunën katër ndeshje të Superligës, spikat Vllaznia-Partizani. Trashi: Shkodranët ranë vetë nga kategoria

Të shtunën do të luehn pjesë më e madhe e ndeshjeve të javës së 8 ku mbi të tjera spikat Vllaznia-Partizanit. Shkodranët janë një nga katër skuadrat kryesuese me 12 pikë, por për të mbajtur kreun do të sfidojnë kampionët në fuqi, të cilët për këtë takim i kanë idetë e qarta:

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari që sapo ka ardhur në kategorinë superiore, por është shumë mirë I vendosur taktikisht. Na pret një publik që e mbush plot stadiumin, por kjo na motivon për të bërë diçka të mirë.Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim rezultatin që duam.”

Lorenc Trashi: “Partizani  nuk ka ndikuar në rënien e Vllaznisë, pasi ata kanë rënë vetë. Ata kishin shumë probleme. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, duke parë që po kalon një moment të mirë. Vllaznia është një ekip legjendar në Shqipëri.”

Ndërkohë trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz, për sfidën me të kuqtë e kryeqytetit ka deklaruar:

“Sfida me Partizanin është shumë e rëndësishme për Vllazninë. Është një skuadër shumë e mirë me një trajner shumë të mirë. Vllaznia vjen pas dy fitoreve dhe pres shumë tifozë në stadium. Pas ndeshjes dua që të gjithë të largohemi të lumtur nga stadiumi.”

Në Selman Stërmasi Tirana do të presë Laçin që këtë javë ndryshoj trajner, pasi në stol Starova është zëvendësuar nga Cungu. Gjithsesi bardheblutë synojnë titullin dhe këtë ndeshje duan vetëm tre pikët.

Mema: “Nuk do thosha me Starovën apo dikë tjetër, por Laçi kishte një lloj fizionomie te loja e vet, dhe pak a shumë e dinim mirë. Sula e ka drejtuar Laçin që vjet, dhe e dimë si luajnë. Por, dimë edhe si luan Cungu. Do e kishim më të thjeshtë për ta përgatitur ndeshjen me Sulën. Çdo trajner i ri, ka edhe kërkesat e veta të reja. Do e kemi më të vështirë me Cungun nesër. Jo se ndryshon ana profesionale e tyre, por se dinim stilin e lojës.”

Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave do të jenë ajo mes Luftëtarit dhe Bylisit e Skënderbeu-Kukësi. 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump