Të tjera ndryshime tek burgjet, Gjonaj firmos lëvizjet e reja

Të tjera ndryshime tek burgjet, Gjonaj firmos lëvizjet e reja

Ndryshime të reja kanë ndodhur në burgjet e Shqipërisë. Mësohet se ministrja, Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime të reja për sa i përket varësisë së burgjeve në vendin tonë.

Tashmë burgu i Fushë-Krujës i ka kaluar bë varësi Durrësit, ndërsa burgu 313 në Fushë-Krujë. Zhvendosje tjetër ka pësuar dhe burgu i Gjirokastrës dhe i Sarandës, të cilat duhet të kalojnë në varësi të njëra-tjetrës.

Po kështu ka patur lëvizje edhe në rangun drejtues, ku janë emëruar drejtuesit e rinj të burgut Mine Peza dhe Jordan Misja. Aurel Jazxhi do të drejtojë IEVP Mine Peza, ndërsa Eduard Strugaj do të drejtojë IEVP Jordan Misja (313).

Gjatë ditës së sotme Gëzim Selimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit duke u zëvendësuar në këtë post Dedë Zhivani. Lajmi konfirmohet nga burime pranë burgut të Reçit nga ku mësohet se prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb