PRISHTINË - Kryeministri Isa Mustafa u shpreh i bindur ditë me parë se marrëveshja e koalicionit me PDK-në do të zbatohet dhe Hashim Thaçi do të jetë president në vitin 2016, kur edhe i përfundon mandati presidentes Atifete Jahjaga.
Por, sipas KosovaPress, një gjë e tillë mund të jetë më e vështirë se sa e mendon Mustafa.
Përveç opozitës, një numër jo i vogël edhe i deputetëve të maxhorancës, konkretisht të LDK-së, që tani janë të vendosur që të mos e dëgjojnë shefin e tyre të partisë, për ta mbështetur kandidaturën e Hashim Thaçit për President të vendit.
Madje, përveç votës kundër, ata nuk do të qëndrojnë as në sallën e Kuvendit, për të bërë kuorumin në momentin kur kandidatura e ish- kryeministrit të shkoj për votim në seancë plenare.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ishte kategorikisht kundër koalicionit me PDK-në dhe votoi kundër, thotë për KosovaPress se, vota e saj nuk do të shkoj për Hashim Thaçin president.
Përveç votës kundër, Osmani thotë se nuk do të qëndrojnë në sallë kur të zhvillohet votimi, në mënyrë që të mos jetë kuorumi dhe të pamundësohet zgjedhja e Thaçit president.
Sipas saj, ka një vullnet mjaft të madh të deputetëve që mos ta përkrahin Hashim Thaçin për president të vendit dhe të pamundësojnë kuorumin në ditën kur një propozim i tillë të shkoj në Kuvendin e Kosovës.
Osmani thekson se do të bashkëpunoj me secilin deputet të Kuvendit, qoftë të LDK-së apo edhe të partive të tjera, i cili mendon se ka kandidat tjetër më të mirë për president se sa Hashim Thaçi.
Edhe deputeti tjetër nga LDK-ja, Adem Salihaj nuk do t'i bindet shefit të tij që ta votoj Hashim Thaçin për president. Ai ka shprehur qëndrimin e tij kundër ish kryeministrit që të zgjidhet President sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Përveç deputetëve të LDK-së që janë kundër Hashim Thaçit president, edhe partitë e opozitës do të jenë kundër një kandidature të Hashim Thaçit për të parin e shtetit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi shprehet se Isa Mustafa kryeministër është projekt i Hashim Thaçit, që të përfitoj nga votat e LDK-së, për t'u bërë president në vitin 2016. "Do ta kundërshtojmë fuqishëm kandidaturën e Thaçit për president", thotë ai.
Megjithatë realizimin e marrëveshjes dhe zgjedhjen e liderit të tyre në postin e kreut të shtetit, e presin deputetët e PDK-së.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, pret që të jetë një konsensus i koalicioni për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit.
Mandati i presidentes Atifete Jahjaga përfundon në mars të vitit 2016 dhe sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, menjëherë, ish- kryeministri Hashim Thaçi do të nominohet nga partia që ai drejton për të marrë postin e presidentit të Kosovës. /ATSH/
/Shqiptarja.com