TIRANE-Shtatë të verbër nga Shqipëria kërkojnë azil në Belgjikë duke pretenduar se diskriminohen nga autoritetet shtetërore. Kërkesa e tyre iu është paraqitur autoriteteve belge tre javë më parë dhe tashmë ata ndodhen në një kamp ku qëndrojnë personat me aftësi të kufizuara.
Njëri prej tyre, Sajmir Rrahmani në një intervistë të gjatë shpjegon gjithçka rreth kërkesës së tyre të azilit.
Kur mbërritët në Belgjikë dhe cila është rruga që ndoqët?
Më datë 15 gusht u nisëm nga Shkodra me një autobus të Kosovës. Një ditë më pas mbërritëm në Majhem të Gjermanisë. Ndenjëm një natë aty dhe duke komunikuar me duar dhe fjalë të shkëputura nga gjuhë të ndryshme mundëm të prisnim biletat e trenit për në Bruksel. Ishim pesë vetë, unë Saimir Rrahmani,(foto) Hekuran Kërçiku, Saimir Farriçi, Ilir Gjyli dhe Pali Brixha. Gjatë rrugës na u desh të ndërronim trenin në Këln dhe pas shumë orësh udhëtim pasdite mbërritëm në stacionin verior të Brukselit. Vendosëm të qëndronim atë natë në stacion, por desh fati që aty në hollin e stacionit na përshëndeti një shqiptar, të cilit iu ngjitëm duke i kërkuar ndihmë. Ai duke na parë që ishim të 5 të verbër na mbajti në shtëpie dy net dhe na orientoi për të shkuar në Zyrën e të Huajve, ku zhvilluam procedurat paraprake të azilit.
Në çfarë date u paraqitët te Zyra e të Huajve?
Më datë 20 gusht.
Çfarë deklaruat atje?
Thamë që kemi ardhur në Belgjikë pasi personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri dhunohen e diskriminohen nga shteti.
Cilat ishin provat mbi të cilat mbështetët deklarimet tuaja?
Ne iu shpjeguam autoriteteve belge se qeveria shqiptare, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën ka shfuqizuar ligjin 8098, ose thënë ndryshe statusin e të verbërve, veprim ky i kryer më 15 mars 2012. Më datë 3 maj 2012, ditën kur në Shqipëri ndodhej komisioneri Stefan Fyle ne zhvilluam një protestë para parlamentit. Por nuk ishte kjo prova e vetme. Neve jemi dhunuar shumë herë nga autoritetet e vendit tonë. Dua të përmend këtu rastin flagrant të 21 majit 2009, kur dy të moshuara, anëtare të Shoqatës së të Verbërve u rrahën, nga një biznesmen, i afërt me familjen e kryeministrit, para derës së kryeministrisë, gjatë një proteste paqësore. Për të gjitha këto kemi dorëzuar dokumente dhe video. Një provë tjetër që ne paraqitëm ishte edhe fakti se të verbërve shqiptarë u është hequr e drejta për të votuar. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ne votuam me 'shabllon', çka nxori në pah se vota jonë ishte e pambrojtur dhe jo transparente. Leximi i votave tona, nxori se shumica e personave me aftësi të kufizuar, dhe pikërisht të verbrit, votuan me shumicë majtas. Kjo, pasi, të paktën për neve, e majta kishte një program më të mirë social ndaj nesh. Kjo ishte arsyeja që në 2011 personat e verbër nuk votuan. Nga autoritetet shtetërore u vendos që të mos jepej më shabllon për të votuar, por u vendos një shoqërues, çka e bëri edhe më të rëndë situatën, pasi vota humbi fshehtësinë e saj.
Ç'janë faktet e tjera?
Shfuqizimi i ligjeve të tjera që na kanë cënuar dhe rënduar neve dhe të drejtat tona. Të cilat janë: Shfuqizimi i ligjit ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara. Me këtë neve na u hoq e privilegji që kishim për të paguar vetëm 20% të vlerës së energjisë elektrike, ndërsa tani thuhet se do të vendoset të na japin 1400 lekë në muaj për energjinë. Po kështu na është hequr e drejta e lëvizjes falas me mjetet e transportit publik. Parlamenti dhe institucionet e tjera shtetërore përgjegjëse, marrin vendime në dëmin tonë, pa praninë tonë dhe ne nuk përfaqësohemi në asnjë pjesë të administratës shtetërore, ku të paktën ligji aktual e specifikon qartë që një në çdo 25 punonjës shteti duhet të jetë person me aftësi të kufizuara. Më tej argumentuam se neve na kanë hequr shërbimin falas shëndetësor dhe rimbursimin e medikamenteve, si dhe na kanë hequr edhe përkrahjen sociale. Një fakt tjetër që iu paraqitëm autoriteteve belge është se parlamenti shqiptar nuk e ka aprovuar Konventën për personat me aftësi të kufizuar. Po kështu, në pikën e 11 të detyrimeve që shtetit shqiptar i kërkohen për t'i përmbushur nga BE, specifikohet qartë përmirësimi i trajtimit të personave me aftësi të kufizuar. Ne jemi të diskriminuar edhe në sistemin arsimor. Katër prej nesh, përfshi edhe mua që u regjistruam vjet te Fakulteti i Infermierisë, nuk na regjistruan dy javë me radhë. Pas dy javësh, kur në Fakultet erdhi sekretarja e arsimit e shoqatës së të verbërve na u tha nga drejtuesit shkurt: 'Nuk e mbushim fakultetin me persona të verbër. Gjeni ndonjë shkollë tjetër'. Me shumë ndërhyrje na pranuan, pasi askush nga krerët e Fakultetit nuk na priste në zyrë.
Po të tjerë persona me aftësi të kufizuar nga Shqipëria kanë kërkuar azil këtu në Belgjikë?
Kemi dëgjuar se kanë ardhur edhe dy persona të tjerë, por nuk i kemi kontaktuar ende. Kjo edhe për vetë faktin se ne jemi me aftësi të kufizuara dhe kampi ku ndodhemi është realisht shumë larg vendit ku jetojnë ata.
Pse zgjodhët Belgjikën për të kërkuar azil?
Belgjika është qendra e Evropës, dhe është një shtet ku politikat sociale janë prioritare. Këtu të paktën kemi shpëtuar nga diskriminimi që na bëhet në vendin tonë nga autoritetet e shtetit tonë.
Cili qe reagimi i autoriteteve belge pasi paraqitët faktet?
Ata i vlerësuan këto dhe na ofruan menjëherë strehim dhe ndihmë mjekësore, e cila ishte e domosdoshme për ne. Mua personalisht mjeku që më vizitoi më rekomandoi ndërrimin urgjent të syzave, të cilat do t'i marr këto ditë, pasi më ishte përkeqësuar shikimi. Mjeku më rekomandoi që të vazhdoj trajtimin me medikamente pas disa kohësh. Azilantit tjetër, Hekuran Kërçiku, i thanë që për njërin sy, mund t'i sjellin pjesërisht shikimin pas një operacioni që do kryhet në një spital të specializuar. Ilir Gjylit i dhanë gjithashtu syze, për përmirësimin paksa të shikimit. Kurse dy të tjerëve iu thanë që e keni të lindur këtë problem dhe nuk mund të riparohet momentalisht.
Ku jetoni juve në Belgjikë?
Jetojmë në një kamp, ku trajtohen emigrantët me aftësi të kufizuara.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com