Të zhdukurit nga diktatura
familjarët shpresat te Bunk'Art 2

Të zhdukurit nga diktatura<br />familjarët shpresat te Bunk'Art 2
Të pushkatuar dhe të zhdukur nga diktatura, që nuk u gjenden as dokumentet as eshtrat, duket se po e shtojnë numrin e 5500 të pushkatuarve dhe të vdekurve me akuza politike që janë ekspozuar sipas të dhënave zyrtare dhe arkivore në Bunk'Art 2.

Me dhjetëra vizitorë kanë ardhur nga rrethet dhe nga Italia ose Greqia ku kanë emigruar dhe kërkojnë gjurmë të familjarëve të tyre në procesverbalet e ekspozuara të sigurimit të shtetit.

Fëmijët e të pushkatuarit Ibrahim Zhllima, Petriti me Sherifen, kanë ardhur të vizitojnë Bunk'Art 2.

Ata shprehen se shpresojnë gjejnë ndonjë gjurmë të familjarëve të tyre në procesverbalet e sigurimit të shtetit.

Pas shumë vite kërkimesh nuk kanë gjetur asgjë, por thonë se prej kësaj ekspozite mund të gjejnë një shenjë orientuese.

‘’Në '47-ën kur u bënë provokacionet në Korçë te grekët këtë e mobilizuan si rezervist, dhe vajti atje dhe nga atje u largua ndërsa këtu e kërkonin. Ndenji disa kohë kështu pastaj u dorëzua’’, u shpreh Petrit Zhllima..

‘’Kemi edhe një vëlla më të madh. Na ka lënë 3 fëmijë të vegjël, na ka rritur nëna. Nëna ka kërkuar korcat që t’i gjenin po nuk po i gjejmë. Ato gjoja shpifën sikur ky do arratisej  dhe e futën brenda ndërkohë ky erdhi në shtëpi. Shokët e spiunuan sikur do largohej dhe e morën dhe e torturuan’’,  u shpreh Sherife Zhllima. 

Ka mjaft raste të tjera tronditëse, si ai i Nexhmije Alizotit që ka ardhur nga posaçërisht nga Italia për të kërkuar ndonjë gjurmë për të atin Nustret Alizoti që u shpall i pushkatuar në vitin 1954 bashkë me grupin e Beqir Ballukut.

Këta familjarë deri më sot nuk gjetur dot as dokumentet e vendimeve gjyqësore, as eshtrat.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali