Tea e “Big Brother 8”: Fisniku ngeli
vetëm brenda mureve të shtëpisë

Tea e “Big Brother 8”: Fisniku ngeli<br />vetëm brenda mureve të shtëpisë
Vajza e cila u përfol shumë për ‘telenovelën’ e këtij edicioni të “Big Brother 8”, na rrëfen çastet e lumtura që po jeton pas spektaklit, afrimitetin me djalin kosovar dhe puthjen që ngeli pezull dhe ofertat që ka pasur pas daljes nga spektakli. Kjo është Tea Zhuli, korçarja e cila është bërë kryefjala e lajmeve dhe debateve brenda dhe jashtë shtëpisë së “BB 8” për dyzimin e ndjenjave me Fisnikun dhe Veselin. Ajo na tregon se afrimiteti me Fisnikun ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë, duke na lënë të kuptojmë se marrëdhënia e tyre është ndërprerë. Vajza e cila për javë me radhë u bë pre e provokimeve të bukuroshit nga Prizreni si duket ka ndryshuar mendje. Tea dha fjalën se puthjen e lënë pezull me javë me radhë do ta jap në Post-Big Brother, enigmë që do ta vërtetojmë sonte në mbrëmje.
 
 
Tashmë po jetoni ditë të lumtura jashtë shtëpisë së “Big Brother 8”. Çfarë solli për ju ky spektakël?

Ditë vërtetë shumë të bukura! Ky spektakël ka ndryshuar jetën time, më ka afruar shanset që unë të vendos gjithë forcat e mija për të filluar një jetë të re. Padiskutim që ishte një eksperiencë që do lë gjurmë në jetën time.
 
Shpesh jeni gjendur mes dilemave të ndjenjave, dy djemtë Veseli dhe Fisniku, herë të tërhiqnin dhe shpejt i largoje. Pse ndodhi kjo?

Në fakt, asnjëherë nuk kam qenë në dilemë, më është dukur se kam qenë e qartë në çdo hap që kam marrë apo veprim që kam bërë para djemve.
 
Keni premtuar se puthjen me Veselin, do ta jepni post Big Brother apo kjo puthje është realizuar?

Kjo është një surprizë që do të vërtetohet në magjinë e post-BB8. Nuk dua t’iu heq kuriozitetin.
 
Si qëndron raporti juaj me Fisnikun. Keni ruajtur qoftë dhe marrëdhënie shoqërore?

Fisniku ngeli vetëm brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Albania 8. Marrëdhënia jonë u ndërpre, pa u nisur akoma.
 
Shumica prej banorëve vazhdojnë të njëjtin sukses televiziv edhe në vazhdimësi. Keni pasur ndonjë ofertë në lidhje me modelingun?

Më kanë premtuar dhe më kanë ofruar disa mundësi. Akoma nuk i kam menduar. Çdo gjë do të vij me kohën.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotë të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar